Strategjia e Steve Jobs që e bëri kompaninë Apple t'i shpëtonte falimentimit

Strategjia e Steve Jobs që e bëri kompaninë Apple t’i shpëtonte falimentimit


Vetëm një pyetje e Steve Jobs e bëri kompaninë Apple të ngjitej nga falimentimi në 1 bilionë dollarë fitime.

Jobs ishte kthyer në Apple për një mbledhje me stafin. Apple kishte 90 ditë para të mbetura në bankë. E ardhmja dukej e zymtë dhe pak njerëz i dhanë atij një shans për të mbijetuar, pa e ditur se ajo do të bëhej kompania e parë amerikane që arriti 1 bilionë $ në vlerën e tregut.

Në 23 shtator të vitit 1997, Jobs i tha stafit të tij se Apple kishte eleminuar 70% të produkteve të saj. pyetja që e bëri kompaninë të vihej në lëvizje dhe të synonte rimëkëmbjen ishte: “Kush është Apple dhe cili është vendi ynë në botë?”

Përgjgjia e kësaj pyetje e drejtoi kompaninë në realizimin e fushatës së suksesshme “Think Different”, duke e bërë Apple kompaninë më me vlerë në tregun amerikan.

Nuk mund të frymëzosh një skuadër nëse nuk arrin të frymëzosh veten. Por nuk është mjaftueshëm të pyesësh, “Çfarë pasioni ke?”. Steve Job na ka treguar se liderët e vërtet bëjnë pyetje me kuptim për qëllimin e një kompanie. “Vlera thelbësore e Apple është se ne besojmë se njerëzit me pasion mund ta ndryshojnë botën për më mirë. Njerëzit që janë aq të çmendur sa të mendojnë se mund ta ndryshojnë botën janë ata që në fakt e bëjnë.”

Pyeteni veten dhe skuadrën tuaj:

Çfarë të motivon çdo ditë?

Çfarë e bën zemrën tënde të këndoj?

Si t’i ndihmojmë klientët tanë të arrijnë ëndrrat e tyre?

Cila është vlera jonë thelbësore?

Cili është qëllimi jonë?

Cili është vendi ynë në botë?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve luajnë një rol të rëndësishëm në komunikimin e një kompanie dhe misionin e saj kryesor.

/Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0