Strategjia e famshme me katër hapa e astronautit për të bërë karrierën e ëndrrave - Business Magazine Albania

Strategjia e famshme me katër hapa e astronautit për të bërë karrierën e ëndrrave


“Unë u bëra fans i astronautit Chris Hadfield kur së bashku me miliona njerëz të tjerë e pashë të këndonte ‘Space Oddity’ nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor në një video që u bë virale. Admirimi im për Hadfield u rrit në masë të madhe kur e intervistova atë për librin tim, “Sektreti i një Rrëfyësi”.

Hadfield kohët e fundit ka organizuar një Master Class, ku mëson audiencën rreth eksplorimit të hapësirës me tema që variojnë nga mekanika orbitale në shëtitjet hapësinore. Është interesante, por kapitulli ‘bonus’ përshkruan një nga strategjitë më frymëzuese të karrierës që kam dëgjuar ndonjëherë. Unë e kam përmbledhur në 4 hapa.

  1. JEPINI VETES LEJE PËR TË ËNDËRRUAR

Kur lindi Handfield, askush nuk kishte fluturuar ndonjëherë në hapësirë. Kur vendosi të bëhej një astronaut, kishte vetëm një pengesë – Kanadaja nuk kishte një agjenci hapësinore. Por kur Neil Armstrong shkoi në hënë në verën e vitit 1969, i dha leje Hadfieldit të imagjinonte të pamundshmen. “Ajo që mësova nga Apollo 11 ishte se gjërat ndryshojnë dhe e pamundura ndodhë. Ky është një mësim me të vërtetë i rëndësishëm pa marrë parasysh se në cilën faze të jetës jeni”, thotë Hadfield.

PËRMBLEDHJE: Jepni vetes leje të imagjinoni të pamundshmen.

  1. SIGUROHUNI QË TË JENI PASIONANTË PËR ËNDRRAT TUAJA

Hadfield nuk ishte i sigurt nëse do të merrte rrugën e vështirë për të ndjekur ëndrrën e tij pas përfundimit të shkollës së mesme. Ai udhëtoi gjashtë muaj nëpër Europë. Perspektiva që përfitoi e ndihmoi të rizbulojë pasionin e tij.

Kur takoj sipërmarrës ose pronarë të startup-eve, i pyes se pse ata e kanë ndërtuar kompaninë e tyre. Nëse ata nuk pushojnë së foluri për punën e tyre, unë e kuptoj se ata mund të kenë një shans për të qenë të suksesshëm. Nëse nuk jeni të interesuar për punën tuaj, kjo gjë dallohet lehtë- dhe nuk do të keni energji për të ndjekur rrugën e vështirë.

PËRMBLEDHJE: Pasioni që keni për idenë tuaj do t’ju ndihmojë të keni sukses.

  1. NDIQNI NJË PLAN DHE FESTONI PËR ARRITJET E VOGLA

Pasi Hadfield kishte vendosur të ndjekë pasionin e tij, ai formuloi një plan. Për t’u bërë një astronaut, duhej të ndiqte universitetin, të studionte inxhinieri mekanike, të merrte një diplomë masteri dhe të bëhej pilot. Në fillim të viteve ’30 Hadfield kishte dy diploma dhe po e mbronte Amerikën si një pilot luftarak. Kur u formua Agjencia Kanadeze e Hapësirës në vitin 1989, u bë një thirrje e hapur: Kush dëshiron të bëhët astronaut?

Ky është hapi kryesor. Sipas Hadfield, “Është e vështirë të zgjedhësh se çfarë dëshiron të bësh nëse nuk e di se ku po përpiqesh të dalësh”.

PËRMBLEDHJE: Një plan i detajuar përcakton rrugën tuaj drejt suksesit.

  1. MOS I PËRHAPNI QËLLIMET TUAJA SI THASHETHEMET.

Cili djalosh nuk dëshiron të bëhet astronaut? Nëse Hadfield do ta kishte ndarë ëndrrën e tij me shumë njerëz, reagimet e tyre do ta kishin demoralizuar. “Hapi më i rëndësishëm është ai që bëni brenda kokës tuaj”, thotë Hadfield. “Mos e trumbetoni me zë të lartë, mos e kontestoni.

PËRMBLEDHJE: Mos lejoni njerëzit negativë të hyjnë në hapësirën tuaj.

Cili është qëllimi juaj më “absurd”?

Nëse duket i pamundur, mund t’ia vlejë ta ndjekësh.

-Carmine”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0