Strategjia befasuese e Elon Musk për të kujtuar gjithçka - Business Magazine Albania

Strategjia befasuese e Elon Musk për të kujtuar gjithçka


Elon përdor teknikën “Richard Feynman” nga ajo që unë kam lexuar në lidhje me qasjen e tij, të përzierë me teknikë “First Principles.”

… E cila në terma të thjeshtë: nuk është përpjekje për të kujtuar, por përpjekje për të kuptuar; kur ju e kuptoni, do iu kujtohet spontanisht.

Tingëllon e thjeshtë? Por ende, shumë njerëz nuk e bëjnë në këtë mënyrë. Ata përpiqen të mbushin trurin e tyre me shumë informacione dhe fakte, në veçanti studentët, me rezultatin që harrojnë shumë prej tyre.

Pra, si e bën Elon Musk këtë?

Një këshillë e thjeshtë: është e rëndësishme që t’i shohësh njohuritë si lloj i një peme semantike – sigurohuni që të kuptoni parimet themelore, dmth trungun dhe degët e mëdha, para se të arrini në gjethe / detaje.

Pra, ajo çfarë bën në thelb Elon është fakti që ai shikon në parimin më themelor të çdo çështjeje, në vend që të ndajë subjektin e çështjes në copa të vogla.

main-qimg-9c2a9cb670472c1a329a00de31b18a35

Shembull: të gjitha A-të janë të ndryshme. Por në thelb ato janë të njëjta. Kështu që ai kujton parimin “First Principles”. Pra, kur ju kujtoni “First Principles”, ju kujtoni gjithçka që e degëzon atë.

Natyrisht, ju tani mund të vëreni që të kujtuarit dhe të mësuarit shkojnë dorë për dore së bashku. Nëse ju jeni të mirë në të mësuar, ju jeni gjithashtu një talent në të kujtuar. Dhe anasjelltas.

Gjithashtu pyesni “Çfarë më kujton kjo?” dhe “Pse më kujtohet kjo?”

“First principles ” nuk është i kufizuar vetëm për anën fizike. Elon ka një kompani teknologjike dhe bën mjete të tilla. Nëse ju i kuptoni ligjet natyrore të fizikës, ju mund ta përdorni atë si një model për të krijuar teknologjinë e ngurtë.

Për psikologjinë, “first principles” do të ishte neuroshkencë. Ose për biologjinë, ” First principles ” do të ishte kimi.

Natyrisht kjo nuk do iu japë aftësitë njohëse Eloniane. Ai është nga një tjetër planet. Por të paktën ju mund të përmirësoni kujtesën tuaj sadopak dhe mënyrën se si t’i procesoni të dhënat.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0