Steve Wozniak i paralajmëron njerëzit që të heqin dorë nga Facebook

Steve Wozniak i paralajmëron njerëzit që të heqin dorë nga Facebook


Inxhinieri dhe sipërmarrësi 68 vjeçar është shprehur kundër gjigandit social në një video për TMZ.

“Njerëzit janë të ndryshëm dhe për disa humbja e privatësisë vlen, para përfitimeve nga Facebook. Për shumë të tjerë si unë, rekomandimi im është të gjejnë një mënyrë për t’u larguar nga rrjeti social”, tha ai.

Ose Facebook dhe konkurentët e tij duhet të japin një opsion për privatësinë, sugjeron Wozniak.

“Njerëzit mendojnë se janë të sigurt online, por jo. Pse Facebook nuk më krijon një mundësi zgjedhjeje? Më lër të paguaj një sasi të caktuar dhe të dhënat e mia do të jetë të sigurta dhe private që të mos u shpërndahen kompanive të ndryshme të reklamave”.

Në muajin prill të vitit 2018, Wozniak fshiu çdo të dhënë të tij nga llogaria në Facebook.

“Përdoruesit shpërndajnë çdo detaj të jetës së tyre në Facebook dhe… Facebook, pa e kuptuar askush, bën shumë para nga reklama që lidhen me këto detaje. Përfitimet bazohen të gjitha në informacionin e përdoruesit, por këta të fundit nuk marrin mbrapsh asnjë përfitim”.

“Mendoj se është diçka që nuk e ndalojmë dot. Por gjithçka varet nga ty. Sot, ata që qëndrojnë pas teknologjisë mund të të masin rrahjet e zemrës, mund të të përgjojnë me shumë pajisje. Ndoshta dhe tani telefoni yt përgjohet. Edhe Alexa nuk mbetet mbrapa”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0