Startupi shqiptar Praktika.al arrin një tjetër objektiv - Business Magazine Albania

Startupi shqiptar Praktika.al arrin një tjetër objektiv

Plot 5500 studentë të regjistruar tek Startupi Praktika.al, të gatshëm për të hyrë në tregun e punës.

Startupi Praktika.al është një risi në ekosistemin shqiptar të inovacionit. I krijuar vetëm mbi 1 vit më parë, ecuria e tij ka pushtuar të gjitha shkollat, kryesisht profesionale por jo vetëm si edhe universitete të ndryshme të vendit.

Me shumë punë dhe në fare pak kohë, stafi ka arritur një objektiv shumë të rëndësishëm: 5500 studentë të regjistruar, të gatshëm për të hyrë në tregun e punës. 

Ne diskutuam me Albina Bardhi, Drejtoreshë Teknike në Praktika.al mbi këtë arritje. 

“Sigurimi i një vendi pune është sfidë për shumë të rinj në tregun e punës sot. Ndaj, krijimi i mundësive të vërteta për të ardhmen e tyre është synim kyç për Praktika.al. Në këtë moment, jam e lumtur të ndaj me ju suksesin tonë të fundit:

Praktika.al ka tejkaluar 5500 studentë dhe të sapodiplomuar, të cilët kanë krijuar profilet e tyre profesionale në platformën tonë inovatore.

Që nga fillimi i Praktika.al, qëllimi ynë ka qenë të ndihmojmë të rinjtë të gjejnë internshipe dhe të fitojnë eksperiencën e parë të punës duke u siguruar një ndërfaqe të shkëmbyeshme midis tyre dhe kompanive. Sot, është një kënaqësi të shohim se sa shumë të rinj po përfitojnë nga ky koncept unik dhe kanë gjetur mundësi të vërteta për zhvillim personal dhe profesional.

Lexo edhe: Albanian ICT Awards shpall fituesit e edicionit të 10-të jubilar

Numri gjithmonë në rritje i profesionistëve të rinj në platformën tonë është një dëshmi e qartë se besimi ndaj Praktika.al po rritet në mënyrë të qëndrueshme. Nëpërmjet bashkëpunimit me universitetet kryesore në Shqipëri si UPT, Epoka, UBT, dhe shumë të tjerë, kemi arritur të ndihmojmë më shumë studentë të gjejnë mundësi të shkëlqyera për praktikën e tyre të parë ose për të filluar karrierën e tyre profesionale.

Ne nuk kemi arritur këtu vetëm me ndihmën e studentëve dhe diplomuarëve, por edhe falë partneritetit me kompanitë dhe organizatat vendore. Ky ndërveprim ndërmjet studentëve dhe kompanive është çelësi i suksesit tonë.

Platforma jonë siguron një proces të lehtë dhe të shpejtë për të rinjtë për të eksploruar vendet e lira të punës dhe të aplikojnë për to. Ndërsa në të njëjtën kohë kompanitë përfitojnë nga një “pool” i pasur i talenteve të reja.

Ne jemi të vendosur të ofrojmë më shumë mundësi dhe përvoja të vlefshme për të rinjtë shqiptarë, për t’u përgatitur më mirë për tregun e punës dhe për të ndikuar në zhvillimin e vendit tonë.

Me këtë rast, dua t’i falënderoj të gjithë profesionistët e rinj, kompanitë, dhe partnerët tanë që kanë kontribuar në rritjen e Praktika.al. Vazhdoni të përdorni platformën tonë dhe të ndani sukseset tuaja me ne. Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme për të rinjtë shqiptarë.

Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme,” përfundon Albina.

Për të gjithë ju që po lexoni aktualisht dhe nuk dini si të regjistroheni ndiqni këtë link.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0