Startupi Clever Taxi, nga një ide në Startup Weekend në një investim prej 10 milionë € - Business Magazine Albania

Startupi Clever Taxi, nga një ide në Startup Weekend në një investim prej 10 milionë €


Clever Taxi, një kompani rumune 7 vjeçare, shpalli bashkëpunimin e saj me MyTaxi, për një shumë jo më pak se 10 milionë €.

Clever Taxi, me një klientelë prej 600 000 përdoruesish, u themelua nga Mihai Rotaru (CEO) dhe Alex Dumitru (CTO), pasi ata morën pjesë me këtë ide në Startup Weekend Budapest 2010. Vetëm një vit më vonë, ata përfituan një investim nga Andrei Pitis, investitor i njohur rumun. Në vitin 2014, ata morën një investim akoma më të madh nga Calin Fusu dhe nga kompania e tij, BestJobs.

Lexoni: Post Startup Weekend Tirana: Fituesit dhe risitë e eventit

MyTaxi ishte ndër kompanitë e para që hodhi në treg “hailing apps” në vitin 2009 dhe më pas u ble nga Mercedes në vitin 2014.

Clever Taxi nuk është i vetëm në Rumani pasi StarTaxi, Taxify dhe një kompani tjetër rumune janë konkurrent të drejtpërdrejtë të saj. Gjithashtu, kompani më të mëdha të këtij sektori, si Uber, kanë filluar në nxjerrin në treg “hailing apps” të tyre.

*E-hailing është procesi ku një person mund të porosisë një mjet transporti me kompjuter ose celular.

Burimi: 150sec

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0