Post Startup Weekend Tirana: Fituesit dhe risitë e eventit - Business Magazine Albania

Post Startup Weekend Tirana: Fituesit dhe risitë e eventit


Më datat 20 – 22 Nëntor u zhvillua edicioni i 5-të i Startup Weekend Tirana, një event që nxit inovacionin dhe sipërmarrjen në Shqipëri, në kuadër të javës globale të sipërmarrjes, dhe tematika e tij ishte ”Smart City”.

 

Startup Weekend Tirana: Fituesit dhe risitë e eventit

Tirana Business Park, mbështetësi dhe partneri kryesor i këtij edicioni, hapi dyert për eventin e fundjavës, ndërsa Banka Societe Generale Albania ishte mbështetësi më i madh financiar për të dytin vit radhazi.

Qasja Smart City, Qyteti Inteligjent, synonte gjetjen e zgjidhjeve të sfidave ekologjike, sociale, ekonomike dhe kulturore me të cilat përballet Tirana, nëpërmjet përdorimit të teknologjisë inteligjente. Qëllimi i konceptit Smart City kërkonte të nxirrte në pah mundësitë në dispozicion për të krijuar qytetet dhe zonat metropolitane që, nëpërmjet përdorimit të teknologjive moderne, të sigurojnë akses në shërbimet dhe rritje të cilësisë së jetesës .

Në kuader të Javës Globale të Sipërmarrjes (GEW), eventi ishte pjesë e 200 eventeve të tjera në rang global, ku të gjithë fituesit e këtij edicioni do konkurojnë në “Global Startup Battle” që është konkursi ndërkombëtar që zgjedh “të mirët e më të mirëve”.

Aktiviteti mblodhi mbi 160 të rinj pjesëmarrës të cilët punuan në grupe për të prezantuar idetë e tyre të biznesit para një jurie me ekpsertë të fushës dhe drejtues të qeverisjes vendore dhe qendrore. Spikaste në juri prania e Kryebashkiakut të Tiranës, Z. Erjon Veliaj dhe Ministres së Inovacionit, Zj. Milena Harito.

Projektet apo idetë e pjesëmarrjësve ishin të shumta në drejtim të zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve që e bëjnë qytetin një vend më të mirë për të jetuar: që nga teknologjitë që i bëjnë shtëpitë tona më inteligjente, teknologjitë që e bëjnë shëndetësinë më të aksesueshme, aplikacione për planifikim urban, sisteme pagesash nëpërmjet telefonit, zgjidhje innovative dhe eficente në sistemin e transportit, mjedisit, energjisë, edukimit deri te përmirësimi i mënyrave se si qytetet lidhen me njëri tjetrin.

Idetë fituese ishin:
1. N.O.X Night Out Experiences – Erik Tamo (Team Leader), Ervin Kurti, Renis Krisafi

Startup-Weekend-Tirana-Fituesit-NOX-businessmag
2. GREEN COPY – Ermal Muharremi ( Team Leader ), Fisnik Pula, Edon Muharremi, Norik Krasniqi

Startup-Weekend-Tirana-Fituesit-vendi-dyte-Green-copy-businessmag
3. Tirana Operating System – Ersion Meculi (Team Leader), Korado Capja, Jonid Merdanaj, Gentjan Kolicaj, Endrit Abdiaj, Olta Leka

Startup-Weekend-Tirana-Fituesit-vendi-trete-tirana-operating-system-businessmag

Fituesit e 3 çmimeve të para, ndryshe prej herëve të tjera, do iu ofrohen më shumë se vlera monetare. Ata do të kenë ambientet e siguruara për të punuar për ti çuar përpara idetë e tyre, do të kenë këshillime nga njerëz biznesi të suksStartup-Weekend-Tirana-Klodjan-Allajbeu-risi-businessmagesshëm si edhe do të shtytjen dhe mbështetjen e investitorëve që idetë të kthehen në biznese reale.

 

Risi të Aktivitetit:
Risi në këtë eveniment ishte vendimi i Z. Klodian Allajbeu, CEO i Spitalit Amerikan, për të investuar në 3 idetë fituese, shuma parash në këmbim të aksioneve. Është hera e parë që një investitor mbështet idetë e reja në këtë formë, nën modelin e Angel Investor, model i cili është tashmë i shumë përdorur në botën e Startup-eve në SHBA dhe Europën e Zhvilluar.

 

Startup Weekend Tirana është pjesë e rrjetit ndërkombëtar Startup Weekend, dhe organizohet në disa vende të botës duke respektuar të njëjtin format: 54 orë për të rrahur ide, formuar skuadra, për të vërtetuar hipoteza, për të krijuar modele biznesi dhe për të hedhur hapat e parë në botën e sipërmarrjes. Deri në fund të aktivitetit, shumë do të kuptojnë që idetë e tyre ja vlejnë dhe të tjerë që është më mirë që t’i fokusojnë energjitë diku tjetër.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0