Startup Life in Albania: Dupron dhe POK rrëfejnë rrugëtimin e tyre - Business Magazine Albania

Startup Life in Albania: Dupron dhe POK rrëfejnë rrugëtimin e tyre

Startup life in Albania

Elvis Allmuça është një i ri nga Tirana që prej vitesh i është dedikuar biznesit. Që fëmijë, ai është përkushtuar të ndihmojë familjen në menaxhimin e hotelit. Kjo ka qenë zanafilla e pasionit të tij për biznesin. Dupron është një biznes, i cili rregullon tregun nëpërmjet shit-blerjes së pronave në kohë reale. Ndryshe nga kanalet e tjera të kerkimit të pronave, përdor GoogleMaps për të shfaqur pronat me çmimet e secilës pronë në hartë.

Ai ishte pjesë e programit Startup Life, në episodin e parë të tij, ku foli për jetën dhe karrierën si dhe për startupin e tij “DuPron“. Gjatë intervistës 31 vjeçari tregoi se ka mbaruar shkollën për Menaxhim Biznes dhe Biznes Marketing. Punën e kam nisur që në moshë të vogël tek biznesi familjar, duke ndihmuar prindërit në biznesin e përbashkët që kishin në hoteleri dhe restorant. Kështu, kontaket e tij me njerëz kanë filluar që herët, duke vijuar më tej si supervizor në OSHEE.

Ndiqni më poshtë prononcimin e tij:

Kam pasur një përvojë si agjent imobiliar, përvojë që më ka bërë të mendoj për projektin Dupron. Njohja me tregun, aq më tepër në një kohë kur kishte mangësi informacioni, më ka bërë të mendoj për gjërat që nuk shkojnë dhe për mënyrën si mund të zgjidhen ato. Dupron ka nisur që një vitin 2020, kur sapo isha kthyer nga Amerika dhe po kërkoja një apartament për vetën.

Lexo:Reduktimi i dëmit një hallkë themelore për të drejtën e shëndetit

Në vendin tonë ka shumë mangësi me informacionin dhe sistemin e adresave. Për shembull, Rruga e Kavajës fillon tek sheshi Skenderbej dhe mbaron tek pallati me shigjetë, një hapësirë shumë e madhe dhe ne nuke dimë se në cilin segment është një pronë në shitje. Po kështu, nuk dimë cilat janë ndryshimet mes një prone dhe një prone tjetër. Për shembull, facilitet që ajo pronë ka, sa pranë rrugës është, etj.

Në gjithë këtë vorbull mendimesh, duke parë njoftimet që bëheshin akoma me afisho të ngjitura në shtylla, fillova të mendoj për një ide, e cila në atë kohë dukej pak e çuditshme. Ideja ishte që, në Google, të kishim pika, të cilat përfaqësonin pronat dhe këto pika të tregonin edhe çmimet e tyre. Në këtë mënyrë, krejtë lehtësisht, njerëzit mund të shikonin pozicionin e pronës, çmimin dhe facilitetet e saj. Më tej, të kontaktonin nëpërmjet Dupronit, direkt me përsonin që e ka listuar.

Dupron, është për personat që duan të sheshin dhe blejnë pronë. Target grupi ynë është: pronarë pronash, agjentë imobiliar, pronar firmash ndërtimi, por edhe bankat me pronat e tyre.

Kështu, përdoruesi mund të shikojë katër kategoritë e përsonave që listojnë pronat, direkt nga aplikacioni, duke u bërë një filtër. Për shembull: “kërkoj prona nga banka”, “kërkoj prona nga pronarët” e kështu me rradhë. Në këtë mënyrë ai mund të shkurtojë kërkimin e tij.

Aktualitet kemi rreth 400 agjentë imobiliar, rreth 50 firma ndërtimi dhe rreth 1200 pronarë të pronave. Duke qenë se jemi në hapat e parë, interesi duket shumë i mirë. Ne kemi në sistem me rreth 9700 prona, qofshin për shitje, qofshin me qera. Dhe rreth 55 projekte të firma të ndërtimit që kanë që kanë listuar projektet e tyre në Dupron.

Ky aplikacion ndihmon shumë edhe agjentët imobiliar, pasi kanë mundësi të listojnë të gjithë portofolin e tyre të pronave, me qera, për shitje, apo ato që janë shitur. Kjo i ndihmon agjentët imobiliarë, pasi përdoruesit mund të shikojnë ku është i fokusuar ky agjent, si e reklamon pronën dhe në bazë të kësaj, agjenti mund të kontaktohet, jo vetëm nga një përdorues që po kërkon një pronë, por edhe nga një pronar që ka një pronë në shitje dhe do t’ia besojë një agjenti imobiliar. Thënë ndryshe, Dupron ndihmon agjentët dhe agjensitë imobiliare të gjenerojnë më shumë kontakte dhe më shumë prona.

Ndryshe nga të gjitha vendet e tjera ku reklamohen prona, Dupron përdor hartën për të treguar vendndodhjen, çmimin dhe facilitetet e një prone që një perdorues kërkon t’i shikojë fizikisht.
Me anë të Googlemaps, me pikën e pronës që shfaqet në hartë, përdoruesi ka mundësi të mësojnë çdo gjë rreth pronës, gjë që pa Dupronin do t’i merrte shumë kohë dhe do t’i duhej ta bënte fizikisht, duke vrapuar nëpër lagje të ndryshme.

Në platformë mund të shikoni pamjen nga rruga të pronës, pa pasur nevojë të shkoni fnë vend. Mund të shikoni sa minuta larg nga ku ndodheni në momentin e kërkimit. Duke klikuar tek My location, shfaqen të gjitha pronat që ndodhen afër vendndodhjes tuaj.
Aplikacioni përdoret lehtësisht nga smartfoni juaj, në çdo kohë dhe në çdo vend. Ky aplikacion është i fokusuar totalisht në kërkimi dhe listimin e pronave.

Lexo: Si të reduktoni “fajin e produktivitetit”

Po punohet që në platformë të përfshihen edhe profesionistë si: inxhinierë, arkitektë, etj,. Në këtë mënyrë përdoruesi do të ketë mundësi që brenda këtij aplikacioni të mbyllë komplet ciklin e pronës. Që do të thotë gjen pronën, gjen arkitektin, bën arredimin, gjen materialet e ndërrimit dhe kështu mbyll krejtësisht proçesin e pronës.

Dupron po bashkëpunon me një ndër bankat më të mëdha në vend dhe së shpejti, nëpërmjet aplikacionit, përdoruesi mund të llogarisë këstin e kredisë.
Ky projekt ka ambicje të mëdha, duke synuar që së shpejti të shtrihet në të gjitha trevat shqipfolëse, Kosovë Maqedoni e Veriut, Mal të Zi, duke listuar prona në të gjitha këto vende dhe duke u dhënë mundësi të gjithë dëgjuesve të bëjnë transaksione shit-blerjesh në të gjitha këto treva.

POK, Startupi i dytë i prezantuar në “Startup Life “

Çdo gjë bëhet më e thjeshtë me pagesa më të thjeshta! POK sjell risi në pagesat online, përmes një aplikcioni praktik.

Më poshtë ndiqni Akil Rajdho, përfaqësues i POK

Unë jam Akil Rajdho administrator i R-Pay shpk. Kemi me këtë produkt mbi tre vjet që punojmë dhe vetëm para një viti e pak gjetëm bashkëpunimin e duhur me dy investitorë, z.Gazmend Haxhiaj dhe z.Besnik Lekaj. Bashkë me kolegun tim Aleksandër Isilia vendosëm ta regjistrojmë biznesin.

Idea e këtij biznesi është që përdoruesit të kenë mundësi të bëjnë pagesa online nëpër dyqane, supermarkete, restorante duke përdorur kartën e kreditit. Për pagesat, jo domosdoshmërisht duhet të jetë klienti ynë. Kushdo mund ta kryejë pagesën, thjesht duke vendosur të dhënat e kartës së një biznesi të regjistruar në Shqipëri.

Për individët, pagesat kanë zero komision. Gjatë transaksioneve, komisionet u mbahen klientëve tregtarë. Një individ mund të pranojë para nga individë, por jo biznese.  I vetmi komision që ka individi është gjatë rimbushjes me kartë. Kjo vjen për faktin se Shqipëria nuk ndodhet në BE dhe ka komisione, si treg.

Hapja e llogarisë së klientit bëhet online. Kemi synuar më të mirën për klientin, duke përdorur formate partneriteti që përdorin dhe kompani të mëdha me famë botërore. Pra, përdorim të njëjtin shërbim identifikimi.

Produkti ynë ka rreth 3- vjet zhvillim dhe prej më shumë se një viti, është regjistruar dhe licensuar. Duke qenë një produkt kompleks, na është dashur kohë. Na u desh të sigurojmë regjistrimin në distancë edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, e cila nuk lejonte hapjen e llogarisë në distancë. Në përpjekjet për të gjetur një gjuhë të përbashkët, doja të falenderoja z. E duart Shalsi, i cili ndërmori ndryshimet e duhura ligjore për të lejuar verifikimin në distancë.

Lexo: Vala e pushimeve nga puna vjen në Europë. Kompanitë njoftojnë ristrukturime të mëdha

Ne kemi dy kategori klientësh: individë (që mund të jenë nga e gjithë bota) dhe biznes (të regjistruar në Shqipëri).

Komisionet e bizneseve variojnë nga modeli i biznesit, numri i transaksioneve etj. Fatkeqësisht Shqipëria është një treg shumë i vogël dhe klientët e përshtatshëm për ne janë diku 700 mijë. Plani ynë afatgjatë është të përhapemi në shtete të tjera të Ballkanit si edhe të licensohemi në EU.

Teknologjia është risia e parë që sjellim. Ajo na mundëson ta bëjmë sa më të thjeshtë procesin për klientin. Risi tjetër është shpejtësia në veprime. Ne kemi aplikacion për klientët individë dhe website për klientët tregtar.
Modeli i biznesit është pa degë. Ndaj identifikimi në distancë krijon vështirë për të fituar besimin e klientit.

Por, ata të cilët duan të mos bëjnë aplikime në distancë janë të mirëpritur në zyrat tona. Sfida jonë më e madhe është përshtatja e legjislacionit në fuqi me zhvillimet teknologjike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0