Startup-i Rebellions lëshon çipin e ri - Business Magazine Albania

Startup-i Rebellions lëshon çipin e ri

Rebellions Inc, një  jug-korean gjatë ditës së sotme pritet ta lansoj një çip të inteligjencës artificiale, kështu duke iu futur garës për marrjen e kontratave qeveritare teksa Seuli zyrtar kërkon një vend për kompanitë lokale në industrinë shpërthyese të inteligjencës artificiale.

Çipi ATOM i kompanisë është përpjekja më e fundit koreane për të sfiduar liderin global Nvidia Corp në harduerin që fuqizon teknologjinë potencialisht revolucionare të inteligjencës artificiale.

Inteligjenca artificiale është tema kryesore e botës së teknologjisë, pasi ChatGPT – një chatbot nga OpenAI i mbështetur nga Microsoft që gjeneron artikuj, ese, shaka dhe madje edhe poezi  është bërë aplikacioni me rritjen më të shpejtë në histori vetëm dy muaj pas lansimit, sipas UBS, raporton Reuters.

Nvidia, një projektues i çipave amerikanë, ka një pjesë komanduese të çipave të nivelit të lartë të AI, duke përbërë rreth 86 për qind të fuqisë kompjuterike të gjashtë shërbimeve më të mëdha cloud në botë që nga dhjetori, sipas analistit të çipave të Jefferies, Mark Lipacis.

Qeveria e Koresë së Jugut dëshiron të nxisë një industri vendase, duke investuar më shumë se 800 milionë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme për kërkime dhe zhvillim në një përpjekje për të rritur pjesën e tregut të çipave Koreane të inteligjencës artificiale në qendrat e të dhënave vendase nga zero në 80 për qind deri në vitin 2030. reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0