Kompanitë që konkurrojnë me Uber

Startup-i që po ndihmon taksitë të konkurrojnë me Uber


Të dhënat që vijnë nga Komisioni i Taksive dhe Limuzinave të analizuara nga e përditshmja ‘New York Daily News‘ tregojnë se udhëtimet totale gjatë gjysmës së parë të 2015-ës u ulën me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të ardhurat nga çmimi i biletave me ‘makinat e verdha’ kanë rënë gjithashtu. Në korrik kishte mbi 100,000 udhëtime në ditë me Uber në Nju Jork , 4 herë më shumë se verën e kaluar.

Është e vështirë që taksitë e verdha të konkurrojnë me Uber.

Vetëm tre muaj pas një fushate të mbledhjes së një sasie shumë të madhe fondesh, vjen një tjetër. Shërbimi i kudogjendur i pajtimit të taksive Uber po planifikon mbledhjen e 1 miliardë dollarëve shtesë, sipas burimeve afër kompanisë. Investitorët po kërkojnë për një kthim rreth 60-70 milionë dollarë.

Por një startup i ri quajtur Karhoo po shpreson t’u japë një dorë drejtuesve të taksive nëpër qytetet e tjera. Karhoo, një startup vetëm 10-muajësh i ri, i cili nuk do të lançohet deri në Janar të 2016-ës, ka mbledhur mbi 250 milionë dollarë fonde. Plane të tjera vazhdonë për mbedhjen e më shumë se 1 miliardë dollarë. Sipas Financial Times, Karhoo punon me kompani të liçensuara të taksive ku ju mund të prenotoni një udhëtim nga çdo numër i një shërbimi taksi.

karhoo

Në Nju Jork, aja po punon me kompani si Dial 7 dhe Karmel, në Britaninë e Madhe ka partner kompaninë Addison Lee, ndërsa në janar do të lançohet në Nju Jork, Londër dhe në Azi, në Singapor.
Ndër rradhët e investitorëve të nismës deri tani përfshihen Nick Gatfield, ish CEO i Sony Music Entertainment dhe David Kowitz, bashkëthemeluesi i “Fondeve Gardh” Indus Capital Partners.

“Uber nuk mund t’i subvencionojë çmimet përgjithmonë; ata duhet të kenë përfitime, aq më tepër nëse duan të bëhen pjesë e fondeve IPO, ose të kuotohen në bursë. Me prezencën tonë mund të nivelohet fusha e lojës,” thotë për Finanial Times Daniel Ishag themeluesi dhe CEO i Karhoo-së.

Me qindra muilionë dollarë të ardhura të gjeneruara vetëm në Nju Jork, qyteti është tregu më i madh i Uber-it; e gjithë industria e ndjen prezencën e Uber-it në Nju Jork.

Në gusht, Gothamist publikoi një artikull të ri mbi numrin në rritje të taksive të braktisura që grumbullohen pirg në rrugët e Brooklyn-it dhe jashtë dispeçerave të taksive.

Hossam Yossri, i cili gjithashtu punon te McGuinness Management në Greenpoint, Brooklyn, ka thënë për Gothamist se taksistët e makinave vazhdojnë t’i braktisin automjetet e tyre për të shkuar te Uber. Kjo sepse ata nuk duhet të vrasin mendjen për të paguar ndonjë këst apo të kenë të bëjnë me një dispeçër.

Gus Kodogiannis, i cili themeloi McGuinnes Management pothuajse 30 vite më parë, thotë:”Ndershmërisht, po, është faji i Uberit. Kemi humbur 40% të punës sonë në një vit e gjysmë.”

Karhoo nuk është i vetmi startup që lidh bashkë taksitë për t’iu ‘hakërryer’ Uber-it, por mund të jetë ai me fondet më të larta. Arro, i cili u lançua muajin e kaluar në NYC, lidh përdoruesit me taksitë në Nju Jork, duke i premtuar jo çmime të kripura.

Gara e ngushtë ka shkaktuar edhe rënien e vlerës relative që kanë për qytetin e Nju Jorkut “taksitë medaljonë”. Në 2013-ën vlera e një medaljoni llogaritej të ishte rreth 1.3 milionë dollarë ndërsa në listimet online të muajve të fundit vlera e tyre ka rënë në 600,000 deri në 900,000 dollarë.

Zotëruesi i vetëm i taksive të verdha , Gene Friedman i Taxi Club Limited, kohët e fundit ka firmosur falimentimin, duke thënë për Observer se qyteti nuk ishte më i gatshëm të ‘punonte’ me të derisa vlera e medaljonëve ra në mënyrë drastike.

 

*“Taxicabs of New York City” të njohura botërisht nën këtë emërtim janë kthyer në ikonat e qytetit. Ato ndahen në dy lloje: ato të lyera në të verdhë që njihen ndryshe si “medaljonët” e Neë Yorkut dhe mund t’i marrin pasagjerët e tyre në pesë lagjet që përbejnë Nju Jorkun: Manhattan, Brooklyn, The Bronx, Queens dhe Staten Island; dhe ato jeshile të cilat u shfaqën për herë të parë në gusht të 2013-ës dhe mund të marrin pasagjerë nga të gjitha lagjet përveç Manhattanit të Poshtëm, aeroportit LaGuardia dhe aeoroportit ndërkombëtar J. F. Kennedy.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0