Konflikti për markën tregtare, gjykata ndalon OpenAI-n të përdorë emrin “io” - Business Magazine Albania

Konflikti për markën tregtare, gjykata ndalon OpenAI-n të përdorë emrin “io”

OpenAI ka hequr nga faqja e saj zyrtare dhe kanali zyrtar në YouTube një video shumë të përfolur që promovonte miqësinë mes CEO-së Sam Altman dhe dizajnerit legjendar të Apple, Jony Ive. Në video prezantohej edhe marrëveshja prej 6.5 miliardë dollarësh të OpenAI për blerjen e kompanisë së startup-it të pajisjeve të drejtuar nga Ive dhe Altman, ”io”.A do të thotë kjo se ka probleme me marrëveshjen apo planet që Jony Ive të drejtojë projektet e dizajnit në OpenAI? Jo domosdoshmërisht, sipas raportimit të Mark Gurman nga Bloomberg, i cili thekson se “marrëveshja po ecën normalisht dhe nuk u shkëput apo diçka të ngjashme.” Arsyeja e tërheqjes së videos është një urdhër i gjykatës që ndalon përdorimin e emrit “io”, duke i detyruar kompanitë të heqin të gjitha materialet që përmbajnë këtë emër.

OpenAI ka konfirmuar më pas këtë situatë, duke përditësuar faqen e vjetër të njoftimit me deklaratën: “Kjo faqe është momentalisht jashtë përdorimit për shkak të një urdhri gjykate pas një ankesë për shkelje të markës tregtare nga kompania iyO lidhur me përdorimin tonë të emrit ‘io.’ Ne nuk pajtohemi me këtë ankesë dhe po shqyrtojmë opsionet tona.”

Lexo edhe: Mira Murati mbledh fonde rekord për startup-in e saj të AI-së

Kompania shton se kjo nuk ndikon në marrëveshjen me startup-in ”io.”

Kompania iyO, që ka origjinën në laboratorin “moonshot” të Alphabet X, ka lancuar së fundmi një produkt, kufjet inteligjente me AI të gjenerimit të zërit. Sipas raportimeve në Bloomberg Law, iyO ka ngritur padi për shkelje marke tregtare kundër OpenAI-së, dhe gjykatësja ka lënë të kuptohet se po e konsideron seriozisht argumentin e saj se videoja promocionale e OpenAI mund të krijojë konfuzion tek konsumatorët.

Për momentin, video mbetet e aksesueshme në platformën X.

Techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0