Startup-i kosovar Smart TV Solaborate fiton 10 milionë dollarë investim

Startup-i kosovar Smart TV Solaborate fiton 10 milionë dollarë investim


Kur motër e vëlla, Labinot dhe Mimoza Bytyqi u larguan nga lufta e Kosovës në 1999 dhe emigruan në Bregun Perëndimor në Shtetet e Bashkuara, as nuk e kishin imagjinuar se në të ardhmen do të krijonin një kompani teknologjie së bashku.

Tashmë të rritur, dyshja vendosi të futet në tregun 6.7 miliardë dollarësh të komunikimit përmes televizioneve dhe videove. Ky treg nuk ka përparuar shumë që prej sistemit të vjetër të biznesit Cisco dhe Polycom. Duke integruar pajisjen e tyre Solaborate tek televizorët smart, themeluesit kanë sjellë një platformë dhe pajisje shumë të lirë.

Solaborate tashmë ka marrë një financim prej 10 milionë dollarë të Serisë A të ofruar nga EPOS dhe Demant Group. EPOS është një kompani teknologjie dhe kujdesi shëndetësor që është krijuar së fundi në Danimarkë, e cila ofron dizejnime audio të nivelit të lartë për sipërmarrjen dhe lojërat. Ky financim do të shërbejë për të nxitur zhvillimin e pajisjeve të reja të Solaborate, të cilat janë quajtur HELLO dhe do të mundësojnë komunikimin përmes platformës së re.

Lexo këtu: Çfarë është Android TV Box dhe nga ndryshon me Dream Box?

Pas dy fushatave të suksesshme Kickstar, Solaborate do të bashkëpunojë me EPOS për të kombinuar kompjuterat, mikrofonat, spikerat dhe televizorët smart me teknologjinë e tyrë për të krijuar produkte që zotërohen vetëm nga marka EPOS. Këto do të shkaktojnë vonesa në marrjen e patentës nga ana e Solaborate.

Labinot Bytyqi, themelues dhe CEO thotë se, “ne besojmë se privatësia është një e drejtë themelore e njeriut, prandaj  kemi krijuar pajisjet HELLO me kontrollin video dhe audio, për të mbrojtur të dhënat e klientëve dhe për t’u ofruar atyre siguri dhe qetësi”.

Një pajisje HELLO ka nevojë vetëm për dy kabuj-HDMI dhe energji elektrike- më pas kjo pajisje mund të lidhet me çdo televizor dhe mund ta komandojë atë përmes zërit. Përdorimi i kësaj pajisjeje është shumë efikas gjatë video-konferencave përmes platformave si Microsoft Teams, Google Hangouts Meet, Zoom, Skype, Cisco WebEx, Facebook Messenger, WeChat, BlueJeans, Fuze, Unify dhe shumë të tjera. Partneriteti do të fokusohet në bashkëpunimin përmes videove për të shpërndarë video/audio të integruara tek partnerët strategjikë të platformës EPOS siç është Microsoft. Ata po futen në një derë që tashmë është hapur. Tregu i video-konferencave parashikohet të pësojë një rritje nga 1.8 miliardë tek 2.8 miliardë dollarë në vitin 2022, sipas disa studimeve.

techcrunch

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0