Startop: Dron për aviacionin civil, robot dezinfektues dhe një “smart home” që kontrollon shtëpinë nga celulari - Business Magazine Albania

Startop: Dron për aviacionin civil, robot dezinfektues dhe një “smart home” që kontrollon shtëpinë nga celulari

Disa shpikje interesante “Made in Albania”, pajisje ‘smart’ u prezantuan në puntatën e gjashtë të  “Startop”.

Albadron-i është një dron shqiptar që Adrian Haxhiaj synon ta përdorë në funksion të aviacionit civil.

Ideja ka qenë e thjeshtë, kemi krijuar një grup për autoritetet që merren me fushën e aviacionit civil. Ne fokusohemi te aviacioni civil. Për dronet duhet të krijohet një hapësirë që ata që e përdorin të jenë të koordinuar me autoritetet e aviacionit civil, që të dimë si të fluturojmë me dron që të jemi brenda rregullave”.

Amarda Toska nga “Ami Event” kishte dyshimet e saj për privatësinë. Sa të sigurtë jemi ne, teksa përdorimi i dronëve shtohet gjithnjë e më shumë në vendin tonë?

“Sipas rregullatorit europian dhe shqiptar, dronët më të vegjël janë deri në 249 gramë. Nëse janë më të mëdhenj duhet të regjistrohet. Por, nëse edhe këta që janë të vegjël dhe kanë kamerë, duhet të regjistrohen. Ka disa zona ku nuk lejohet të filmohet me dron. Ka një lloj certifikate që të përcakton se si dhe ku mund të fluturosh. Pjesa juridike është shumë e rëndësishme”, u përgjigj Haxhiaj.

Lexo edhe: Risitë në “Startop”/ Audioguidë me biçikletë, “Nobo”, trajnim biznesi e kodimi dhe agjenci kreative

Eni Xhogu nga shkolla “Gjergj Canco” prezantoi që projekt që ka për qëlim që idetë kreative të nxënësve të kenë mundësi të dalin në treg. Në bashkëpunim me Akademinë e Inovacionit, ajo tha se kërkon që “idetë e të rinjve të dalin në treg përmes start up-eve”.

“Është për t’u përgëzuar. Unë kam qenë te shkolla, kanë laboratorë dhe ambiente të veçanta që i ndihmojnë të rinjtë”, u shpreh Antonela Hako nga kompania “Hako”.

Xhogu synon të marrë pjesë në konkurse kombëtare apo ndërkombëtare për t’u njohur më shumë dhe për të tërhequr bizneset.

Spac është një dezinfektues që punon në mënyrë autonome. Jusuf Rustaj prezantoirobotin dezinfektues që befasoi panelistët. Me ndihmën e fondeve të shkollës, ai ka krijuar këtë pajisje gjatë kohës së pandemisë së Covid 19 dhe synon ta nxjerrë së shpejti në treg.

Mirfat Saraçini prezantoi në Startop, “Smart Home”, me të cilën thotë se mund të kontrollohet nga telefoni çdo pajisje elektroshtëpiake në shtëpi.

“Idea lindi në bazë të materialeve që nevojiteshin. Pasi i gjeta, zhvillova idenë time. Mund të komandojmë të gjitha pajisjet elektroshtëpiake me ‘bluetooth’ nga telefoni”, thotë Mirfati.

Imagjinoni të shkoni në shtëpi pas një ditë të gjatë dimri dhe të doni të qëndroni ngrohtë. Me këtë shpikje, mund të ndizni ngrohëse para se të shkoni në shtëpi dhe kur të mbërrini, ju pret një ambient i ngrohtë.

Bendis Druni, pasionin dhe dashurinë për veriun e Shqipërisë e ka përcjellë në web site-n “Magjia e Veriut në një klik”.

“Nuk jemi agjenci turistike por ndihmojmë të huajt që të gjejnë destinacionet dhe i vëmë në kontakt me mjetet me të cilat do të udhëtojnë apo bujtinat ku do të qëndrojnë”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0