Start Up City, njihuni me qytetin më të ri në vend!

Start Up City, njihuni me qytetin më të ri në vend!


Është “Start Up City”, qyteti i ideve të cilin mund ta zotërosh ti. Start Up City është kompeticioni i cili synon të ndihmoj të rinjtë inovativë dhe me shpirt sipërmarrës të realizojnë idetë e tyre të biznesit.

I realizuar nga bashkëpunimi i studentëve nga dy universitetet më në zë të vendit, nën mentorimin e mësueses Blerina Hoxha. Ky kompeticion do t’ju vijë në ndihmë jo vetëm kompanive të cilat duan të zhvillojnë strukturat e tyre, por edhe gjithsecilit prej nesh duke na lehtësuar dhe përmirësuar përditshmërinë tonë. Tashmë qyteti ka hedhur themelet e tij dhe do të inagurohet në datat 27-28-29 Qershor 2018.

Si do të funksionoj StartUp City?

Dita 1: Do të nisë me regjistrimin e aplikantëve dhe do të pasohet me fjalë përshëndetëse nga përfaqësues më të rëndësishëm të botës së biznesit dhe asaj akademike.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me një prezantim të shkurtër të mentorëve, si dhe njohja me idetë e biznesit. Mentorët do të jenë sipërmarrës, akademikë, përfaqësues të bizneseve, etj.

Dita 2: Do të fillojë me një prezantim dhe orientim mbi modelin Canvas. Do të prezantohen dy startup-e të suksesshme si dhe rrugëtimi që kanë bërë për të qenë të tillë.

Më pas dita do të vijojë me punë mbi projektet përkatese të çdo grupi, e shoqëruar me mbështetje të vazhdueshme nga mentorët.

Dita 3: Pjesa e parë e ditës do të shoqërohet me punë intensive nga grupi për produktin përfundimtar. Prezantim mbi inteligjencën emociolonale, prezantim sesi duhet të mbani një fjalim të suksesshëm.

Pjesa e dytë e ditës do të përbëjë pjesën më të rëndësishme të këtij aktiviteti ku do të realizohet prezantimi i ideve dhe shpallja e fituesve.

Mentorët do të jenë 15-18, si :

1- Adion Gordani – Themelues dhe menaxher i kompanisë “Webhost.al”

2- Dritaj Shoraj – pedagog pranë Fakultetit të Ekonomisë

3- Anisa Kadria- Menaxhere e Marredhënieve me bizneset, Banka NBG

4- Erkens Gjini, Business Developer Manager, OFIÇINA,

5- Pezana Rexha, CEO Design by Pana, etj.

Kush mund të marrë pjesë? E thjeshtë, ÇDOKUSH që ka një IDE inovative biznesi. Një organizim i cili vjen nga të rinjtë për çdo moshë.

Ideja më e mirë inovative vlerësohet me çmimin prej 100.000 lekë të reja.

Ideja më e mirë teknologjike vlerësohet me pajisje teknologjike për çdo pjesëtar të grupit.

Sipërmarrësi më i ri, vlerësohet me një bursë studimi 100% në Universitetin Metropolitan të Tiranës.

Por, çmimet nuk mbarojnë këtu…

10 vendet e para do të inkubojnë idenë e tyre në “Metropolitan Incubator”. Gjithashtu do të mund të përfitojnë Free Website për të reklamuar idenë e tyre të biznesit, ide e cila vetem në 3 ditë do të transformohet në një plan të mirëfilltë  biznesi.

Ti mund të shpenzosh 10 euro dhe do të përfitosh kaq shumë vetëm në tre ditë. Ndaj:

NDËRTO ËNDRRËN TËNDE, ËSHTË MOMENTI YT

Aplikimet janë hapur.

Aktiviteti që vjen nga studentët për studentët, nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e bashkëpunëtorëve. Studentët falenderojnë mbështetësit: Business Magazine Albania, Meropolitan Incubator, Swisscontact, Moon Travel Agency, Webhost, Agora Studio, Art Pasticeri Tirana, Pronatyra Treg, etj.

Për më shumë informacion na kontaktoni:

Email: suctirana@gmail.com

Instagram: StartUp_City

Facebook: Start-Up City

Web: www.startupcity.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0