Starbucks do të hapë dyqane në Itali në 2017-n - Business Magazine Albania

Starbucks do të hapë dyqane në Itali në 2017-n


Pra, si do të porosisë ekzaktësisht një italian një kafe ‘venti’?

Starbucks, kompania me bazë në Seattle shpalli të dielën pasdite që do të hapte dyqane në Itali në 2017-ën. E konfirmuar si liçenca italiane e Starbucks, Percassi do të ketë nën zotërim dhe do të drejtojë dyqanet duke filluar me dyqanin e parë në Milano. Kompania e kafesë aktualisht ka më shumë se 23,000 dyqane në të gjithë botën.

“Historia e Starbucks është e lidhur drejtëpërdrejtë me mënyrën se si italianët krijuan dhe ekzekutuan ekspresin perfekt. Çdo gjë që kemi bërë ne bazohet në themelimin e atyre eksperiencave të mrekullueshme që shumë prej nesh kemi patur në Itali, dhe ne kemi aspiruar të jemi një mbrojtës besnik i asaj trashëgimie për 45 vjet,” thotë Howard Schultz, drejtori dhe CEO i Starbucks, një komunikatë për shtypin. “Tani ne do të përpiqemi, me përulësi dhe respekt të madh, për të ndarë atë se çfarë kemi bërë deri më tani dhe atë që kemi mësuar nëpërmjet dyqanit tonë të parë në Itali.”

Nuk ka ende informacione se si vendasit e kanë pritur lajmin, por ata mund të kërkojnë përdorimin e një gjuhe që ka kuptim (si për shembull mospërdorimi i fjalës “venti” për të përshkruar një kafe të gjatë).

Por ata që marrin pjesë në këtë ndërmarrje e dinë se nuk ka për të qenë e lehtë.

“Ne e dimë se do të përballemi me një sfidë unike me hapjen e dyqanit të parë në Itali, vendin e kafesë, dhe ne kemi besim se italianët janë gati për të përjetuar eksperiencën Starbucks, ashtu siç ndodh edhe në shumë tregje të tjera,” thotë presidenti Antonio Percassi në deklaratën për shtyp.

 

/Publikuar më parë në Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0