‘Star Tobacco’ interesohet per Shqiperine - Business Magazine Albania

‘Star Tobacco’ interesohet per Shqiperine


Nje kompani e njohur nderkombetare ka ne plan te rigjalleroje prodhimin e duhanit ne Shqiperi, nje industri prej vitesh ne veshtiresi te thelle. Ekspertet e ‘Star Tobacco International’ prej 6 muajsh ndodhen ne Shqiperi per te studiuar tregun dhe kontaktuar me fermeret.

“Ne kemi vizituar disa ferma, kryesisht ne rajonin e Shkodres. Kemi pare qe fermeret kane veshtiresi te shesin duhanin, me se shumti per shkak se ai eshte i paperpunuar. Ajo qe kemi ne plan eshte ndertimi i nje fabrike ne Shqiperi, permes te ciles te perpunojme duhanin e prodhuar nga fermeret ketu, qe te arrije standardet nderkombetare. Ta paketojme me mire dhe ta eksportojme kryesisht ne tregjet aziatike. Ka kerkese per duhan shqiptar ne tregjet aziatike”, deklaron Iqbal Lambat, drejtor ekzekutiv i ‘Star Tobacco’.

Drejtuesit e kompanise thone se Shqiperia mund te riktheje nivelet e dikurshme ne prodhimin e duhanit, qe sipas tyre do krijonte mijera vende te reja pune, por edhe miliona euro te ardhura nga eksporti.

“Historikisht Shqiperia ka prodhuar rreth 15 mije tone duhan ne vit, i cili mbante ne pune afro 45 mije fermere. Sot prodhimi ka rene ne 6 mije tone. Ne synojme ta çojme serish ne 15 ose 20 mije tone dhe vetem kjo do te krijonte 60 mije vende te reja pune, duke sjelle edhe me shume te ardhura nga eksporti”, nenvizon Lambat.

‘Star Tobacco International’ operon kryesisht ne tregjet azitiake dhe ato europiane, duke tregtuar duhanin e perpunuar tek kompanite e medha prodhuese te cigareve.

 Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0