Standardet ESG dhe përgjegjshmëria sociale e korporatës / Grupi BALFIN vlerësohet me çmimin e rëndësishëm - Business Magazine Albania

Standardet ESG dhe përgjegjshmëria sociale e korporatës / Grupi BALFIN vlerësohet me çmimin e rëndësishëm

Standardet ESG dhe përgjegjshmëria sociale e korporatës / Grupi BALFIN vlerësohet me çmimin e rëndësishëm

Edicioni i dytë i “Vlerësimit të Sipërmarrjeve të Qëndrueshme”, organizuar nga UNDP Albania dhe i financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), është përmbyllur duke shpallur mes kompanive të shumta pjesëmarrëse, pionerët – ata të cilët aktivitetin në vend e kanë të pandarë nga Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG). Grupi BALFIN u vlerësua për implementimin e praktikave ESG dhe për përgjegjshmërinë sociale të korporatës. 

Këtë vit u shënua edicioni i dytë i “Vlerësimit të Sipërmarrjeve të Qëndrueshme”, një nismë e ndërmarrë nga UNDP Albania dhe e financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA). Kjo nismë synon të promovojë sipërmarrjet që operojnë në Shqipëri, të cilat tregojnë përkushtim të veçantë ndaj qëndrueshmërisë dhe kontribuojnë në mënyrë aktive në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) – të njohura botërisht si standarde thelbësore dhe inkurajuese për një jetesë dinjitoze dhe me mundësi të barabarta. Eventi bëri bashkë përfaqësues të lartë të qeverisë, drejtues e përfaqësues kompanish, si dhe aktorë të angazhuar për impakt pozitiv, si mbrojtës mjedisi dhe novatorë të përkushtuar ndaj çështjeve sociale dhe mjedisore. Në mesin e rreth 70 kompanive pjesëmarrëse nga sektorë të ndryshëm, Grupi BALFIN, i pozicionuar në listën e kategorisë së kompanive të mëdha, arriti të vlerësohej për iniciativat, punën dhe lidershipin e treguar në praktikat e qëndrueshme, si për biznesin, ashtu edhe për komunitetin. 

Lexo edhe:Grupi BALFIN në Balkanomics: Përqafojmë standardet ESG dhe punojmë për një të ardhme më të qëndrueshme

Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney, e pranishme në ceremoni, u shpreh: 

“OKB-ja është e lumtur të vlerësojë sipërmarrjet në Shqipëri që po vendosin një shembull kuptimplotë duke krijuar vende pune cilësore, reduktuar ndikimin e tyre në mjedis dhe integruar qëndrueshmërinë në praktikat e tyre bazë të biznesit. Këto sipërmarrje vizionare jo vetëm që fokusohen në të tashmen, por po ndërtojnë aktivisht një të ardhme të qëndrueshme për bizneset dhe komunitetet që u shërbejnë.” 

Çmimi i marrë nga Grupi BALFIN finalizoi një proces të gjatë vlerësimi, të ndarë në disa faza, duke përfshirë këtu rishikimin e të dhënave, kontrollin e përshtatshmërisë, vlerësimin e jashtëm nga një panel ekspertësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë në biznes, si dhe një vlerësim të thelluar dhe përfundimtar, po prej ekspertëve të fushës. 

Grupi BALFIN ka 5,300 punonjës dhe shtrihet në industri si: shitja me pakicë, zhvillimi i pasurive të paluajtshme, industria bankare, turizmi, menaxhimi i aseteve, etj. Me një shtrirje të gjerë gjeografike, në 11 shtete dhe 2 kontinente, BALFIN operon në biznes duke ndikuar në përmirësimin e standardeve dhe kushteve të punës, infrastrukturës, kujdesit shëndetësor, edukimit dhe kulturës. Kompanitë e Grupit BALFIN bëhen pjesë e komuniteteve ku ndodhen të pranishme edhe nëpërmjet investimeve sociale, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e jetesës. 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0