Grupi BALFIN në Balkanomics: Përqafojmë standardet ESG dhe punojmë për një të ardhme më të qëndrueshme - Business Magazine Albania

Grupi BALFIN në Balkanomics: Përqafojmë standardet ESG dhe punojmë për një të ardhme më të qëndrueshme

Grupi BALFIN në Balcanomics: Përqafojmë standardet ESG dhe punojmë për një të ardhme më të qëndrueshme

Grupi BALFIN, nën angazhimin për një të ardhme më të qendrueshme, mori pjesë në konferencën e tretë rajonale Balkanomics në Tiranë, me përfaqësimin e Zv.Presidentit të Grupit për Menaxhimin e Aseteve të Pasurive të Paluajtshme, Csaba Toth.

Toth iu bashkua drejtuesve të kompanive, përfaqësuesve të lartë të qeverive dhe institucioneve publike nga rajoni, për të trajtuar rëndësinë e zbatimit të standardeve më të larta europiane në mjedis, shoqëri dhe qeverisje (ESG), për një rajon me ekonomi të zhvilluar dhe investime inteligjente. 

Lexo edhe:Sekreti i Grupit BALFIN për gjetjen, zhvillimin dhe mbajtjen e talenteve

Zv.Presidenti i Grupit BALFIN për Menaxhimin e Aseteve të Pasurive të Paluajtshme, Csaba Toth – i pranishëm në sesionin lançues të Rrjetit të Parë Shqiptar ESG në Shqipëri – ndau qasjen dhe përkushtimin e Grupit për zbatimin e standardeve ESG dhe nënvizoi se i kushton vëmendje të veçantë këtij misioni. 

“Shtrirja e Grupit në shumë industri dhe ekzistenca e një rrjeti të gjerë, e bën atë një kontribues potencial për integrimin e standardeve ESG. Nuk flitet vetëm për çështje që lidhen me mjedisin apo me certifikime. Gjithashtu bëhet fjalë për kujdesin që duhet patur ndaj punonjësve dhe përgjegjësisë sociale. Ne po formësojmë qytete ndërkohë që po ndërtojmë, kësisoj na nevojitet të jemi në harmoni me komunitetet. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, na duhet t’i trajtojmë standardet ESG në një nivel strategjik, që çdo vendim i marrë të jetë i bazuar mbi to”, – u shpreh Csaba Toth.

Pjesëmarrja në konferencën Balkanomics, i të angazhuarit në Rrjetin e Parë ESG në Shqipëri, ndarja e mendësisë dhe sfidave kur flitet për përqafimin dhe zbatimin e parimeve ESG, dëshmon se investimi i Grupit BALFIN në këtë kuadër është më shumë se sa përgjegjshmëri koorporative; është kontribut për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0