Spotify/ Si dhe sa paguhen këngëtarët në këtë platformë - Business Magazine Albania

Spotify/ Si dhe sa paguhen këngëtarët në këtë platformë

Sipas CNBC, artistët mund të fitojnë $0,006 deri në $0,0084 për një dëgjim (stream). Sipas Information in Beautiful, shifra është $0,00437/stream dhe me një matematikë të thjeshtë, për 1000 streams, një artist fiton afërsisht nga $4,37 – $8,4. Nisur nga kjo, Spotify është një nga platformat që paguan më pak, por është shumë herë më mirë se YouTube, i cili ka politikat më të këqija për pagesën e artistëve.

Për një klikim, YouTube jep $0,00069. Sidoqoftë, të dhënat mund të jenë fitimprurëse në rast se artistët zotërojnë të drejtat e plota të këngëve. Spotify u jep 70% të të ardhurave personave që kanë të drejtën e këngës.

Aplikacioni numëron rreth 130 milionë përdorues me pagesë dhe ofrohet në më shumë se 101 vende të botës. Nga data 15 Korrik u bë i disponueshëm përfshirë edhe disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor si Serbia, Kroacia, Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Shërbimi i muzikës digjitale shtoi 6 milionë abonentë me pagesë vetëm gjatë periudhës së izolimit të koronavirusit, ndërsa në total numri i përdoruesve aktivë të platfomës u rrit me 31%.Aplikacioni Spotify është një prej shërbimeve të  muzikës me rritjen më të shpejtë dhe në shtetet ku do të ofrohet së fundi ka qenë i padisponueshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0