Spitali “Shefqet Ndroqi” i rikthehet funksionit normal - Business Magazine Albania

Spitali “Shefqet Ndroqi” i rikthehet funksionit normal

Shefqet Ndroqi

Tashmë spitali i dytë Covid “Shefqet Ndroqi”, nuk do të jetë më i tillë duke iu rikthyer  shërbimeve të tij të mëparshme.

Siç ishte paralajmëruar, Ministrja Manastirlliu tha se, “Shefqet Ndroqi” do t’i rikthehet funksionit të tij normal, pra duke iu dedikuar pacientëve që kanë patologjitë që trajton ky spital, duke filluar nga ato pulmonare deri tek shërbimi i kirurgjisë, hemodinamikës dhe shërbimet e tjera”.

Lexo: Lokalet në Tiranë pa taksë hapësire për Maj-Qershor. Taksa e hoteleve shtyhet deri në Shtator

Edhe ndërhyrjet e planifikuara parashikohet të rinisin, pas gati tre muajsh pezullim

Nga e Hëna nisën konsultat e specializuara dhe ndërhyrjet e planifikuara të kirurgjisë.

Prej kësaj të hëne janë përshpejtuar edhe lehtësitë e qarkullimit. Fazha e lëvizjes orare në zonat e kuqe shkon deri në orën 21:00 të mbrëmjes. Në zonat e gjelbërta nuk ka fashë orare.

Një ditë më parë, u verifikuan vetëm dy të prekur nga Covid të vcilët gjenden në Durrës.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0