Lokalet në Tiranë pa taksë hapësire për Maj-Qershor. Taksa e hoteleve shtyhet deri në Shtator - Business Magazine Albania

Lokalet në Tiranë pa taksë hapësire për Maj-Qershor. Taksa e hoteleve shtyhet deri në Shtator

Taksa e hoteleve

Dy lehtësi për sipërmarrjet e kryeqytetit janë ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës. Projektvendimet e Bashkisë parashikojnë heqjen e taksës së hapsirës publike për periudhën Maj-Qershor dhe shtyrjen e taksës së hoteleve deri në muajin Shtator.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj prezantoi këto dy nisma në ditën e parë të hapjes së bareve dhe restoranteve, pas më shumë se dy muajsh mbyllur.
Ato janë hapur sot me rregulla të posaçme për të punuar në hapësirat jashtë deri në orën 17:30.

Për dy projektvendimet që do të kalojnë në Këshillin Bashkiak, Veliaj tregoi se janë:

“Heqja e taksës të hapësirës publike për periudhën Maj-Qershor. Kjo nuk do të thotë zaptim të hapësirës publike, por një ndihmë nga bashkia për hapësirën, e cila do të jetë me zero pagesë. Kjo do të inkurajojë këtë kategori për të punuar në këtë periudhë dhe për të rritur xhiron. U bënë 4 muaj që ne zerojmë taksën e hapësirës publike për kafenetë, baret dhe restorantet”.

Lexo: Italia: familjet do të kenë deri në 500 euro për pushimet verore

Shtyrja e taksës për hotelet, “është një mundësi për hotelet në Tiranë për të mbajtur fond për punonjësit dhe xhiron e tyre”, tha Veliaj. Nga kjo masë pritet të përfitojnë rreth 300 hotele që operojnë në Tiranë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0