Specialiteti shqiptar përdoret edhe në Serbi - Business Magazine Albania

Specialiteti shqiptar përdoret edhe në Serbi


Kuzhinjeri Nebojsha Bojkoviç është në punë. Çdo ditë gatuan dhe bashkë me ushqimet, në Nish porositet gjithmonë “Albanska Sallata” apo sallata shqiptare.

“Buka mund të jetë e freskët apo e vjetër, por e rëndësishme është të piqet mirë”, thotë Nebojsha Bojkoviç.

Shumica e shqiptarëve, as në Shqipëri e as në Kosovë, por as serbët që nuk janë nga ky qytet, nuk kanë dëgjuar kurrë për një specialitet të tillë. Bukë e thekur me vaj dhe erëza.

“Kjo është një nga gjërat më të famshme në Nish dhe shkon me gjithçka, por më së shumti me qofte”, shprehet më tej kuzhinjeri Bojkoviç.

Edhe nëse diçka quhet shqiptare, as për mysafirët e as për kuzhinierin, kjo nuk është gjë e madhe. Miqësitë me shqiptarët kanë ekzistuar në kohë të ndryshme. Por pak flitet për to.

Pronari i restorantit, që në Serbi njihen si kafana apo taverna të hareshme, Zorislav Stankoviç ka qenë në Shqipëri disa vite më parë, por nuk e ka gjetur specialitetin e tij.

“Në jug të Serbisë e kemi traditë këtë, në veri jo. Kam dëgjuar që Edi Rama do të vijë në Nish dhe besoj se do të ketë rastin ta provojë këtë specialitet, atje ku do të jenë takimet. Nëse jo, është i mirëpritur këtu te ne”, thotë Zorislav Stankoviç.

Besohet se ushtarët serbë që kalonin në Shqipëri për të ikur nga lufta 100 vite më parë, hanin bukë të vjetër me vaj dhe erëza. Politika dhe buka e thekur zakonisht shijojnë bashkë, por në menu kjo futet vetëm në antipastë.

Burimi: top-channel.tv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0