SpaceX do të ndihmojë në përmirësimin e imazheve satelitore të Tokës - Business Magazine Albania

SpaceX do të ndihmojë në përmirësimin e imazheve satelitore të Tokës

Kur Planet bleu SkySat nga Google në 2017, e bëri me qëllimin për tu bërë kompania më e shpejtë dhe e gjithanshme e imazheve satelitore në botë. Tani, falë matematikës së hapësirës, dhe me një ndihmë të vogël nga SpaceX i Elon Musk, kompania është duke u përgatitur të ofrojë imazhet më të detajuara dhe të përditësuara të Tokës deri më tani.

Planet ofron imazhe satelitore për një rang të gjerë sektorësh, si: agrikulturë, energji, marinën dhe pylltarinë. Këto konsumatorë duan informacion në kohë dhe të saktë, të cilin SkySat e ka bërë ka bërë një punë të mjaftueshme. Por Planet, mendon se ka vend për përmirësime. Për këtë arsye, përgjatë gjashtë muajve të fundit, kompania ka ulur flotën e saj nga lartësia 500 km në 450 km.  Nëse doni të shihni diçka më qartë, ju duhet të afroheni më shumë për ta parë, apo jo? Ky ushtrim ka rritur rezolucionin e imazheve të Planet nga 80 cm në 50 cm.

Mund të mos ju duket shumë, por kjo do të thotë se automjetet në rrugë që më parë ishin të padallueshme, tani mund të identifikohen si makina apo kamionë, dhe ky është një zhvillim që nevojitet për të ndihmuar infrastrukturën për mbërritjen e automjeteve autonome, dhe madje për të përmirësuar mënyrën e përdorimit të GPS. Por qartësia e imazheve satelitore nuk është e vetmja gjë që Planet po synon të përmirësojë.-frekuenca e imazheve është një tjetër objektiv në axhendën e kompanisë. “Intervalet më të shkurtër midis fiksimit së imazheve ndihmojnë klientët të kuptojnë dhe karakterizojnë ndryshimet e nxitura nga veprimtaria njerëzore ose ngjarjet e paparashikuara. Gjithashtu rrit mundësinë që klientët të kenë një pamje pa re, ose një imazh të këndeve specifike të hijes që mund të jenë të rëndësishme për analiza. ”

Këtu hyn në lojë SpaceX. Në Maj, Planet deklaroi se do të lançojë 6 satelitë të tjerë SkySat në orbitën e ulët të Tokës, me ndihmën e raketës Falcon 9. Tre satelitë-secili me madhësinë e një makine larëse dhe me peshë rreth 110 kg, do të lançohen në javët në vazhdim, me tre të tjerët që do të përdoren në korrik. Me një total prej 21 satelitësh SkySat në orbitë, Planet do të mund të kapë imazhe të disa vendndodhjeve globale deri në 12 herë në ditë, me një mesatare globale prej shtatë herë në ditë.

ENDGADGET

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0