Sot në shkollën profesionale, nesër në një kompani - mësuesit shqiptarë në një vizitë studimore në Zvicër - Business Magazine Albania

Sot në shkollën profesionale, nesër në një kompani – mësuesit shqiptarë në një vizitë studimore në Zvicër


Praktika profesionale afatgjatë është diçka e zakonshme në Zvicër, por jo në Shqipëri. Për këtë arsye Swisscontact ka ftuar 24 mësues shqiptarë të shkollave profesionale, përfaqësues të sektorit privat dhe politikanë për t’u njohur me sistemin zviceran të arsimit profesional. Për pesë ditë, ata vizituan aktorë të ndryshëm: qendra karriere, kompani trajnimi dhe shkolla profesionale.

Në Shqipëri, shumë të rinj nuk kanë mundësi për të kryer trajnim praktik profesional. Si rezultat ato përballen me ofrues të shtrenjtë të trajnimit dhe me kalimin e vështirë në jetën profesionale. Swisscontact e ka marrë përsipër këtë sfidë nëpërmjet projektit “Aftësi për Punë” (S4J). Vizita studimore në Zvicër tregon zgjidhjet e mundshme dhe shërben si frymëzim për ndryshim. Fation Dragoshi, menaxher i projektit të Swisscontact, shpjegon: “Hap pas hapi, ne po çojmë përpara ndryshimet që mund të zbatohen nga shkollat dhe kompanitë. Në këtë vizitë studimore pjesëmarrësit po shohin nga afër një sistem që funksionon më së miri. Ata mund të marrin ide, të drejtojnë pyetje dhe të diskutojnë me njëri-tjetrin në lidhje me mënyrën se si një gjë e tillë mund të zbatohet edhe në Shqipëri. Ata po bashkohen dhe po kthehen në një komunitet të vërtetë që nxit ndryshimet në Shqipëri.”

SHKOLLAT DHE KOMPANITË KRAH PËR KRAH ME NJËRI TJETRIN

Udhëtimi fillon me një vizitë në qendrën e karrierës së Zyrihut. Pjesëmarrësit do të mësojnë se si funksionon sistemi arsimor në Zvicër, veçanërisht formimi profesional. Ata janë të mahnitur nga bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet kompanive, shkollave dhe autoriteteve. Jasmina Lumanaj, drejtore e shkollës profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër thotë: “Në Shqipëri marrëdhëniet midis shkollave dhe sektorit privat janë të vështira.” Drilon Shameti, i cili trajnon furnizuesit e ushqimeve në biznesin e tij, pajtohet me këtë mendim dhe shprehet: “Dua të mësoj se si të bashkëpunoj më mirë me shkollat. Unë dua t’u ofroj të rinjve arsimin më të mirë të mundshëm.”

PËR BREZIN E ARDHSHËM, INDUSTRINË DHE ZVICRËN

Një pikë tjetër ndalese është një vizitë në një kompani që punëson praktikantë, ofruesi pritës Aspectra. Markus Häfeli është mjeshtri dhe tregon se çfarë do të thotë për një kompani që të trajnojë praktikantët. Ai thekson se praktikantët janë plotësisht të përfshirë në punën e përditshme dhe marrin përsipër përgjegjësi që nga dita e parë e punës. Është e qartë që avantazhet janë më të mëdha sesa kostot. “Ne po ju kalojmë atyre mundësinë që na është dhënë edhe neve dikur. Ne trajnojmë specialistët që i nevojiten industrisë dhe mbështesim modelin e suksesshëm të trajnimit”, përmbledh Häfeli. Pjesëmarrësit dëgjojnë, diskutojnë dhe duan të dinë: Kush vendos për pagën e praktikantit? Si i gjejnë praktikantët kompanitë ku zhvillojnë praktikën?

Në pjesën e dytë, pjesëmarrësit vizitojnë Qendrën e të Dhënave të Interxion, ku Aspectra ka dhomat e serverit të saj. Ata shohin nga afër se ku dhe se çfarë pune po kryejnë praktikantët. Dhe, ka edhe një surprizë: Udhërrëfyesi është shqiptar – një punonjës i Aspectra i shoqëron pjesëmarrësit nëpër qendrën e të dhënave duke ju shpjeguar çdo gjë në gjuhën e tyre amëtare. Ata diskutojnë dhe komentojnë me këtë punonjës për sistemet e ftohjes, transformatorët dhe gjeneratorët.

AFTËSI PËR PUNË: TRAJNIME PRAKTIKE PËR NJË TË ARDHME TË SUKSESSHME

Shqipëria synon të forcojë dhe përmirësojë sistemin e saj të formimit profesional në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Punë dhe Aftësi (2014-2020). Swisscontact po e mbështet këtë duke zbatuar projektin e SDC-së “Aftësi për Punë”, i cili adreson sfidat e arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri. “Aftësi për Punë” përmirëson cilësinë e arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri duke forcuar trajnimin praktik dhe duke siguruar një bashkëpunim më të ngushtë midis shkollave dhe sektorit privat. Në këtë mënyrë, numri i të rinjve që përfitojnë nga edukimi i mirë është më i lartë.

/Skillsforjobs.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0