Sot hapen baret, restorantet dhe pishinat në ambiente të mbyllura

Sot hapen baret, restorantet dhe pishinat në ambiente të mbyllura

ambientet e mbyllura

Prej ditës së sotme do të hapen baret, restorantet dhe pishinat në ambiente të mbyllura sipas protokolleve të hartuara nga autoritetet shëndetësore. Klubet e natës, pub-et dhe diskot do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Baret dhe restorantet duhet të rihapen me tavolina me nga dy metra distancë. Asnjë punonjës me temperaturë mbi 37.5 nuk do lejohet të qëndrojë në punë.

Administratori i lokalit dhe restorantit çdo ditë duhet të bëjë vlerësimin e gjendjes shëndetësore të punonjësve për simptomat e COVID-19 dhe nëse ka dyshime lajmërohet 127 dhe largohen nga puna. Punonjësi përpara se të paraqitet për të marrë detyrën duhet të deklarojë nëse ka pasur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar me COVID.

Në hyrje të lokalit apo restorantit vendoset higjienizues dhe shenjat vizuale në dysheme.

Ndërkohë një protokoll strikt do të zbatohet edhe për pishinat në ambiente të mbyllura. Sipas protokollit këto ambiente do të vizitohen me një orar të përcaktuar nga klientët, të cilët duhen njoftuar për ardhjen në orar dhe jo më herët.

Në rast se një person dyshohet se është i infektuar nuk lejohet të hyjë në ambientet e brendshme të pishinës.  Në pishinë nuk duhet të qëndrojë më shumë se një person në një hapësirë 3 m katrorë.

Maska është e detyrueshme në zonat përreth pishinës ndërsa këshillohet mbajtja e saj edhe gjatë trajnimeve. Çdo klienti do t’i matet temperatura dhe nëse ajo shkon 37.5 njoftohet mjeku i familjes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0