Dita e dytë ku numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve. 112 raste të reja, 5 viktima - Business Magazine Albania

Dita e dytë ku numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve. 112 raste të reja, 5 viktima

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë tre persona për shkak të Covid-19, një 49 vjeçar nga Peqini, një 52 vjeçar nga Durrësi, një 72 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçare dhe një 82 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se në këto 24 orë janë shtuar edhe 112 raste të reja të prekur me virusin dhe shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 71 raste në Tiranë, 9 raste në Durrës, 5 raste në Elbasan, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Lezhë, Kavajë, 3 raste në Fier, 2 raste në Berat, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Has, Lushnje, Gjirokastër, Vorë.

Sot është dita e dytë me numrin më të lartë të të shëruarve, duke kapërcyer edhe numrin e rasteve të reja ditore. Në 24 orët e fundit janë shëruar 132 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4923, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse, ” u shpreh Ministria.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve që të mos ulin vigjilencën në asnjë moment po të vazhdojë të respektojnë masat e higjienës dhe distancimin social. Si çdo ditë ajo deklaroi se qytetarët që kanë shenja të sëmundjes duhet të telefonojnë menjëherë në Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2063

Durrës 527

Shkodër 282

Fier 149

Lezhë 187

Korçë 184

Vlorë 137

Kukës 136

Elbasan 161

Berat 80

Gjirokastër 41

Dibër 54

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0