Sot çdokush mund të ndërtojë një produkt, por shumë pak krijojnë një BRAND - Business Magazine Albania

Sot çdokush mund të ndërtojë një produkt, por shumë pak krijojnë një BRAND

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Si brand designer çdo javë flas me themelues që kanë produkte të mira, disa edhe të shkëlqyera, por kanë të njëjtin problem: askush nuk i zgjedh. Jo sepse produkti nuk funksionon, por sepse askush nuk e di pse duhet t’u besojë atyre dhe jo dikujt tjetër.Cili është realisht faktori diferencues?

Nuk është më sekret, ndërtimi i një produkti digjital është bërë shumë i lehtë. Me mjetet e sotme, një themelues i vetëm mund të ketë MVP funksional brenda një jave. Pa agjensi, pa buxhet të madh. Kjo është gjë e mirë, por ka një problem. Nëse ti mund ta bësh këtë, edhe 10 të tjerë po e bëjnë saktësisht të njëjtën gjë, me të njëjtat mjete, të njëjtën teknologji, ndoshta edhe të njëjtin target market. Dhe kur produktet fillojnë të duken të njëjta, çmimi dhe besimi bëhen të vetmet dallues. Konkurenca me çmimin mund të të çojë deri në një farë pike. Po me besimin si i bëhet?

Pse themeluesët e biznesit e neglizhojnë besimin?

Nuk është neglizhencë. Është psikologji e thjeshtë. Produkti është konkret. E sheh, e klikon, e tregon. Kur shton një funksion të ri, ndjen progres menjëherë. Nga ana tjetër besimi tek brand-i është i padukshëm, efektet janë të ngadalta, nuk i mat dot sot, dhe nuk ja tregon dot investitorit nesër. Kështu ndodh gjithmonë. Brandimi shtyhet me pretendimin: “Kur të stabilizohemi.”, “Kur të kemi para.”, “Kur të kemi kohë.”. Por stabiliteti, paraja dhe koha, nuk vijnë vetë, ato vijnë pas besimit. Dhe besimi ndërtohet me anë të brand-it.

Lexo edhe: Kur ekonomia flet gjelbër!

Por çfarë është brandi?

Jo logoja. Jo ngjyrat. Jo fonti. Brand-i është arsyeja pse dikush të zgjedh ty kur ka 5 alternativa të tjera. Është kombinimi i asaj çfarë thua, si e thua, dhe si përceptohet kur e thua. Kur këto tre elemente ndërthuren, njerëzit të kuptojnë më shpejt, të besojnë më shpejt, dhe të memorizojnë më shpejt.
Kur këto nuk ndërthuren, edhe një produkti i mirë duket i dyshimtë.Supozojmë se ashtu si ti edhe kompetitoret kanë një produkt të mirë/funksional, në këtë rast, cilin prej jush do të zgjedhë klienti? Brandin që krijon më tepër besim! Tani, ajo çfarë të duhet para se të nisesh procesin e brandimit është të dish ku të investosh në varësi të fazës që biznesi yt është.

Dhe këtu shumica gabojnë. Investojnë shumë herët në gjëra që nuk u duhen, ose vonojnë gjëra që janë kritike.

Elementet e brand-it ku duhet të fokusohesh në varësi të fazes:

-Në fazë ideje fokusohu tek bazat

Emri, qëllimi, pozicionimi fillestar. Një logo e qëllimshme. Domain dhe email profesional. 

80 faqe brand guidelines dhe strategji në këtë moment mund të bëhen pengesë, sepse nuk i ke kapacitetet për ti respektuar ato rregulla. Prandaj duhet të mbahet sa më thjeshtë. 

Fokusohu në meszhet kryesore, cila është fjalia e vetme (one-liner) që shpjegon çfarë bën dhe kujt i shërben? Nëse nuk e ke të qartë ti, askush tjetër nuk do ta ketë.

-Kur ke prototipin dhe klientët e parë, ndërto sistemin.

Tani kemi feedback real. Dimë çfarë njerëzit vlerësojnë. Prezencë online, komunikim të qartë, mesazhe që lidhen me problemin real të klientit. Në këtë fazë, brand-i nuk është estetikë, është ura midis produktit dhe besimit. Janë fillimet e sistemit të cilat do të jenë të domosdoshme për rritje (growth).

-Po rritesh dhe do të shkallëzohesh (scale-up), brand-i është infrastrukturë

Këtu kostoja e brandit të dobët bëhet e dukshme: konvertim i ulët, vështirësi rekrutimi, pamundësi për ngritje çmimesh.

Tani të duhet sistem i plotë, jo vetëm dizajn i bukur, por qëndrueshmëri absolute në çdo pikë kontakti. Këtu investimi në brand është situatë “jetë a vdekje”, sepse produkti ka evoluar, e ndoshta po zgjeroheni në tregje te reja, ndoshta po i shërbeni një tipologji klienti te ri, dhe në këtë pikë brandi bëhet shkak për rritje eksponenciale.

-Një pyetje e drejtpërdrejtë

Nëse konkurrenti yt do ndërtonte saktësisht të njëjtin produkt nesër, pse klienti do të të zgjidhte ty?

Nëse nuk ke përgjigje të menjëhershme dhe të qartë, nuk e ke problemin tek produkti. Ke problem brandin.

 

*Rubin Zerja është brand designer dhe bashkëthemelues i STUDIOZ, studio kreative që ndihmon startup-et të ndërtojnë brandin dhe prezencë digjitale nga faza e parë deri Series A. 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0