Sondazhi: Stafi thotë se Banka Qendrore Europiane vlerëson njerëzit e gabuar - Business Magazine Albania

Sondazhi: Stafi thotë se Banka Qendrore Europiane vlerëson njerëzit e gabuar

Sondazhi: Stafi thotë se Banka Qendrore Europiane vlerëson njerëzit e gabuar

Banka Qendrore Europiane promovon stafin që “ka kontakte e duhura” në vend të atyre që performojnë mirë në punë, kanë pohuar punonjësit në një sondazh sindikal.

Vetëm 19 % e punonjësve të BQE-së të anketuar nga sindikata Ipso besonin se banka qendrore “bën një punë të mirë në ngritjen në detyrë dhe promovimin e njerëzve më kompetentë”. “Stafi është i zemëruar me atë që ata besojnë se është favorizim i përhapur në BQE”, tha Carlos Bowles, nënkryetar i Ipso-s, duke shtuar se punonjësit mendonin “se udhëheqja e BQE-së nuk po bën asgjë për këtë”. Sondazhi, të cilit iu përgjigjën 30 % e 4,700 staf i BQE-së, është vetëm i fundit që sugjeron pakënaqësi të stafit në institucionin e Frankfurtit.

Lexo edhe:Gen Z – Si e kanë ndryshuar peisazhin e tregut të punës në Shqipëri? Flet ekspertja Eljana Mete!

Një studim i veçantë vitin e kaluar gjithashtu tregoi rritjen e niveleve të stresit midis punonjësve. Në anketën e fundit, e cila nuk përfshinte 500 praktikantët e bankës qendrore, 77 % e të anketuarve thanë se “njohja e njerëzve të duhur” ishte çelësi për të ecur përpara në organizatë. Kjo krahasuar me 65 %, që kishin të njëjtin mendim në një anketë të ngjashme një dekadë më parë. Në atë kohë, 46 % e të anketuarve thanë se performanca e mirë çonte në ngritje në detyrë, krahasuar me vetëm 34 përqind tani. Anketa më e fundit, e kryer në shkurt, sugjeroi gjithashtu se punonjësit e bankës qendrore nuk ndiheshin gjithmonë mirë, duke ngritur probleme me drejtimin. Më shumë se dy të tretat thanë se “ngurronin të flisnin për probleme ose gabime” para drejtuesve të lartë, krahasuar me vetëm 42 % që kishin këtë mendim një dekadë më parë. Komunikimi ishte një çështje tjetër e ndjeshme, me dy të tretat e të anketuarve që thanë se nuk u besonin komunikimeve të BQE-së mbi politikat e Burimeve Njerëzore. BQE tha se “po e shqyrtonte me kujdes anketën dhe po analizonte rezultatet”. Por ajo theksoi se në anketën e saj të stafit në vitin 2024, e cila kishte dyfish më shumë pjesëmarrës, 85 % e punonjësve thanë se ishin krenarë, që punonin për bankën qendrore. BQE theksoi gjithashtu se proceset e saj të rekrutimit ishin “të dizajnuara për të shmangur favorizimin, me kontrolle dhe balanca të integruara, për të siguruar drejtësi dhe për të parandaluar ndikimin individual”.

finacial times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0