Softueri njeh emocionet njerëzore më mirë se vetë njerëzit

Softueri njeh emocionet njerëzore më mirë se vetë njerëzit


Nuk kam asgjë. Jam mirë.

Për herë të parë zhvillohet një program kompjuterik që është më efektiv se njerëzit për t’u treguar atyre se si ndihet dikush, duke u nisur vetëm nga zëri.

“Shpikja” është produkt i bashkëpunimit mes psikologëve dhe shkencëtarëve të kompjuterave në Universitetin e Rochester të Nju Jork-ut. Ndërsa Softueri nuk është i pari që tenton të realizojë objektivin, është i pari që arriti rezultatin më të lartë në njohjen e emocioneve të njerëzve më mirë se ç’do bënin këta të fundit.

Ai funksionon pa qenë nevoja që zëri të regjistrohet dhe outputi (rezultati) i tij i vetëm janë emocionet e identifikuara prej programit.

Prindër dhe fëmijë

Nga 700 modele audio që u testuan, programi arriti të shënonte rezultate pozitive në njohjen e emocioneve njerëzore në 72% të rasteve krahasuar me 60% të rasteve me rezultate pozitive që u dhanë nga një kampion prej 138 të anketuarish të rekrutuar nga platforma Mechanical Turk e Amazon.

Kur progamit iu kërkua të “kalonte” ato sekuenca audio për të cilat nuk kishte siguri në dhënien e një përgjigjie të saktë në lidhje me emocionin përkatës, atëherë përqindja e përpikmërisë u rrit në 85%.

Stafi planifikon ta përdorë softuerin për të regjistruar ndërveprimet midis fëmijëve dhe prindërve të tyre dhe të studiojë mënyrën se si këto emocione ndikojnë në zhvillimin e fëmijës.

Na Yang, një nga shkencëtaret kompjuterike qëqëndron pas këtij projekti, e përmblodhi studimin në tezën e saj PhD, e cila mund të gjendet në website e Universitetit Rochester.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0