Softmogul, një platformë jo vetëm për menaxhimin e hoteleve - Business Magazine Albania

Softmogul, një platformë jo vetëm për menaxhimin e hoteleve


Ai ndryshoi karrige nga dëgjues në spiker, duke u vendosur në vendin e personazhit të suksesshëm. Një rrugëtim që ngjan i thjeshtë brenda sallës së Startup Grind Tirana, por që mbart shumë punë nga ana e Albit për të arritur aty ku ai është sot.

Ende pa i mbushur të 30-at, Albi Zhulali është një ndër sipërmarrësit e rinj më të suksesshëm shqiptar. Softmogul, kompania e tij që ka kapërcyer oqeanin, po ofron zgjidhje të dobishme për menaxhimin e hoteleve në Amerikë dhe tregje të tjera. Pak vite pune, Softmogul numëron rreth 30 të punësuar, me zyra në Shqipëri, Itali dhe SHBA. Fituesi i Mobilitetit të edicionit të pestë ICT Awards, Albi shpalosi rrugëtimin e tij në një intervistë zhvilluar me Gerti Boshnjakun, bashkëdrejtues i Startup Grind Tirana.

Si në shumë raste të tjera, edhe kësaj here, kuptojmë se suksesi nuk është rastësi. Albi, edhe pse nuk ishte i shkëlqyer në mësime, punoi shumë jashtë kurrikulave. Kurioz e kurajoz, nis punën e parë që 16 vjeç në kompaninë e një të afërmi duke zhvilluar software. Pasioni për teknologjinë e bënte të kalonte netë pa gjumë edhe kur hapi biznesin e tij në këtë drejtim.

Gjatë intervistës në Startup Grind, ai tregoi se kishte provuar shumë nisma, para se të “godasë në shenjë” me Softmogul.

Edhe pse jeta e tij ndahet mes Europës dhe Amerikës, Albi zbulon si arrin të menaxhojë kompaninë, së bashku me ortakun e tij, Arnoldin.

Rekrutimi i të rinjve profesionistë ka për kriter vlerat e përbashkëta. Albi tregon se, “në kompaninë tonë nuk ka rëndësi sa di, por sa je në gjendje të mësosh”.

Duke futur format më praktike e moderne të menaxhimit, ai arrin të çojë punën para edhe në distancë. Një format që mund të përdoret nga sipërmarrës të përmasave dhe sektorëve të ndryshëm, është Agile, formë menaxhimi që ju mundëson të delegoni, të respektoni afatet, e të realizoni një punë cilësore.

Por, Softmogul, e kundërta e Microsoft në emërtim, duket se ka rrugë të gjatë e interesante për të bërë. Albi tregon se, nuk do të jetë platforma që menaxhon shërbimet e akomodimit i vetmi shërbim i Softmogul. Sektorë të tjerë pritet të gëzojnë shpejt mundësinë e shërbimeve të vlefshme për menaxhim, nga kompania me bazë në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0