Snapchat bën lëvizjen më të madhe duke u bërë një televizion - Business Magazine Albania

Snapchat bën lëvizjen më të madhe duke u bërë një televizion


Snapchat po hyn në botën e televizionit. Më shumë lajme, komedi, sport dhe shfaqje televizive do të shfaqen në aplikacion në muajt e ardhshëm, në sajë të një marrëveshje të re me Turner.

Partneriteti pritet të prezantojë disa marka të reja në aplikacionin e mesazheve. Turner dhe Snap, së bashku, do të zhvillojnë shfaqje origjinale nga TBS në pronësi të Turner, Adult Swim, truTV, Great Big Story dhe Super Deluxe.

Bleacher Report, e cila ka pasur një botim ndërkombëtar mbi Snapchat Discover që nga lançimi i platformës në janar 2015, do të krijojë një kanal në versionin amerikan të aplikacionit në 4 janar, 2017. CNN është zotuar të ofrojë përmbajtje të përditshme në kanalin e saj. (Mashable është një partner i Snapchat Discover dhe Turner është një investitor në Mashable.)

Kjo është lëvizja më e fundit që Snap ka marrë për të nxitur përmbajtjen me cilësi të lartë dhe origjinale në aplikacion pasi po përgatitet të bëhet publik në mars. Me Live Stories dhe Disvocer, Snap shet reklama në mënyrë që përmbajtja të marrë më shumë të ardhura.
Partnerët e Snap thonë se ata jeni të fokusuar në audiencë. Snapchat krenohet me më shumë se 150 milionë përdorues aktivë të përditshme, dhe vetëm 60 milionë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Përdoruesit mesatarisht shpenzojnë 25 deri në 30 minuta në ditë në aplikacion.

“Të rinjtë, në veçanti, nuk janë gjithmonë të hapur për t’u ulur katër orë për transmetimet tradicionale të ndeshjeve sportive. Ata janë të pasionuar për atë që Cam Newton ka veshur gjatë konferencës për shtyp. Kapja e këtyre momenteve është ajo që ne bëjmë më mirë”, tha Rory Brown , president në Bleacher Report për Mashable.

Bleacher Report tha se arrihen më shumë se 250 milionë njerëz çdo muaj në të gjithë platformat e saj sociale dhe 80 për qind e audiencës së saj është nën moshën 34 vjeç.

Site-t sportive u bashkohet një sasi masive e përmbajtjeve të tjera sportive të lidhur me aplikacionin. NBA ka nënshkruar një marrëveshje që të trefishojë mbulimin e saj, duke prodhuar Live Stories për ndeshjet dhe një kanal javor Discover. NFL gjithashtu krijon Live Stories për çdo lojë dhe një kanal Discover.

Përveç kësaj, Turner do të prodhojë më shumë Live Stories të lidhura me sportin, duke përfshirë kampionatet NCAA të basketbollit për meshkuj dhe kampionatin PGA.

Kjo nuk është hera e pare që Snap ka partneritet me nje shperndares të madh përmbajtjeje. Viacom Comedy Central ka një kanal Discover dhe kompania punon me Snap për të shitur reklamat.

 

burimi: mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0