SmartED, qendra e edukimit dhe trajnimit hap regjistrimet për grupin më të ri të SAT - Business Magazine Albania

SmartED, qendra e edukimit dhe trajnimit hap regjistrimet për grupin më të ri të SAT


SmartED është një Qendër Edukimi dhe Trajnimi që ndihmon individët që duan të mësojnë aftësi akademike nëpërmjet kurseve dhe sesioneve të trajnimit të drejtuar nga trajnerë me përvojë.

Themeluar nga Vasjan Broka, SmartEd është tashmë pjesë e tregut shqiptar që prej 5 Shtatorit të vitit 2017.

Në SmartEd përdoren metodat më të reja për t’u përgatitur për provimet hyrëse në Universitetet Amerikane TOEFL dhe SAT. Teknologjia është ndihmësja më e mirë në klasat SmartED.

Trajnerët që do përgatisin të rinjtë për këto provime i kanë kaluar më parë këto sfida dhe kanë një edukim amerikan.

Në qendrën SmartED do të merret informacion i plotë për aplikimin në Universitetet Amerikane dhe bursat që jepen nga këto institucione.

Janë hapur regjistrimet për grupin më të ri të SAT! Kursi fillon në Shtator. Kjo mundësi vjen për të gjithë të interesuarit që kërkojnë të zhvillojnë SAT-in.

Për më shumë informacion kontaktoni në nr. +355 69 479 5323‬

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0