Sllovakia nis testimin e të gjithë popullsisë, 8.000 ushtarë në terren - Business Magazine Albania

Sllovakia nis testimin e të gjithë popullsisë, 8.000 ushtarë në terren

Sllovakia ka marrë një vendim të fortë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke nisur testimin e të gjithë popullsisë. Bëhet fjalë për 5 milionë e gjysmë banorë. Operacioni filloi gjatë fundjavës me ndihmën e 8,000 ushtarëve. Ata që nuk pranojnë do të duhet të shkojnë në karantinë, duke marrë përsipër të gjitha kostot. Qeveria ka vendosur gjithashtu një bllokim të pjesshëm, por shumë të ashpër në nivelin kombëtar. E cila do të mbetet në fuqi të paktën deri në 1 nëntor dhe mund të zgjatet.

Ndërkohë, kryeministri Igor Matoviç është shprehur se: “Ne jemi të bindur se këto janë vendimet e duhura. Testi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë qytetarët mbi moshën 10 vjeç dhe për të shmangur problemet në orët e punës do të kryhet në faza gjatë fundjavave.”

LEXO: AstraZeneca ndalon testimet e vaksinës, shfaqi efekte anësore

Qeveria gjithashtu u ka kërkuar studentëve të mjekësisë të ndihmojnë tetë mijë ushtarët e përfshirë në operacion, pasi personeli mjekësor ka mungesë. Ndërkohë, testet për të gjithë do të përfundojnë midis dy fundjavave. Masat e bllokimit të miratuara nga qeveria sllovake kërkojnë që popullata të qëndrojë në shtëpi. Vetëm ata që duhet të bëjnë pazar, të shkojnë në punë ose të marrin pjesë në çështje të tjera urgjente janë të autorizuar të dalin jashtë. Nxënësit do e vijojnë mësimin online.

WSJ

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0