Skandali i makinave, në telashe "Volkswagen" dhe "Fiat" - Business Magazine Albania

Skandali i makinave, në telashe “Volkswagen” dhe “Fiat”


Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hetojnë “Volkswagen”-in dhe “Fiat”-in, në Francë prokurori i Parisit ka nisur një hetim gjyqësor me dyshimin se gjiganti “Renault” mund të ketë bërë mashtrime me ndotjen që shkaktojnë makinat e tij.

Aksionet e “Renault” ranë ndjeshëm pas këtij lajmi, që vjen rreth dy muaj pasi qeveria i kaloi prokurorit rezultatet e një hetimi të kryer nga agjencia për mbrojtjen e konsumatorit.

Që prej 12 Janarit, 3 gjykatës po shqyrtojnë çështjen dhe ata do të vendosin nëse hetimi i prokurorit do të pasohet nga një gjyq.

Hetimi francez për motorët “Renault” dhe nëse ata shkelin normat e ndotjes, nisi pasi shpërtheu skandali i “Volkswagen”-it me motorët “Diesel”.

Mediat franceze raportojnë se autoritetet franceze dyshojnë që “Renault” të ketë bërë të njëjtën gjë si “Volkswagen”, pra të ketë përdorur një program kompjuterik që fsheh ndotjen e vërtetë që prodhojnë makinat, duke treguar rezultate të rreme brenda normave.

Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se, pavarësisht disa kërkesave, përfaqësues të “Renault” nuk ishin të disponueshëm për komente.

Burimi: top-channel.tv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0