Google analizon të gjitha aspektet e jetës dixhitale të njerëzve, që nga emaili, kërkimet e bëra në Google, vendodhjen, kalendarët. Kjo do të thotë se ai di shumë për 1.17 miliardë përdoruesit e tij. Por tashmë, gjiganti teknologjik do ta dijë se kur do të vdisni.
Medical Brain, po përdor një mënyrë të re algoritmi të inteligjencës artificiale për të parashikuar gjasat e vdekjes të pacientëve spitalorë.
Ekipi mjekësor IA i Google ka punuar me një softuer neutral i cili skanon të dhënat mjekësore të personit.
Algoritmi përdor grupe të mëdha të dhënash për të përcaktuar nëse pacientët e sëmurë do të mbijetojnë në dy spitale të ndryshme.
Në parashikimin e vdekshmërisë së pacientëve, Medical Brain i Google ishte 95% i saktë në spitalin e parë dhe 93% i saktë në spitalin e dytë.
Ende është herët, por ka të ngjarë që Google do të licencojë këtë sistem në klinika të ndryshme sapo të ketë të dhëna të mjaftueshme për të qenë i zbatueshëm.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto