Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se në buxhetin e vitit 2022 dhe vijim kanë alokuar financimin e Projektit për Sisteme Fotovoltaike moderne, për 9 Drejtori Rajonale, me synimin për 100% shfrytëzim të tarracave e hapësirave diell-mbledhëse.
“Kompleksi i ri i DRSHTRR Berat do të jetë pikënisja e një projekti 3-vjeçar, në rang vendi, bazuar në studime të leverdisë dhe kthimit të investimit! Krahas standardeve të eficiencës energjitike të aplikuara në çdo investim prej vitit 2019, DPSHTRR mbron ambientin, stabilizon koston e energjisë duke eliminuar rrezikun e varësisë nga rrjeti dhe rritjen e shpenzimeve si edhe maksimizon shfrytëzimin në teknologji miqësore me mjedisin!” shkruhet në njoftimin e bërë publik.
Lexo: Risitë e energjive të rinovueshme dhe mundësitë për tregun shqiptar
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto