Një opsion i ri i quajtur “Police” (Policia), do të jetë i disponueshëm për Sirin, i cili regjistron komandën audio nëse drejtuesi i automjetit ndalohet nga zbatuesit e ligjit.
Ky opsion aktivizohet menjëherë nëse ju thoni “Hey Siri, I’m getting pulled over” (Hej Siri, po më ndalon policia).
Opsioni i ri nga Apple i lejon përdoruesit të aktivizojnë një sërë veprimesh të Sirit vetëm me një komandë.
Pasi merret komanda e Policisë, Siri aktivizon modalitetin Do Not Disturb (Mos më shqetëso) duke parandaluar që njoftimet të vijnë, ulë ndriçimin tuaj të ekranit, ndalon muzikën, e dërgon një mesazh tek një kontakt i caktuar me informacionin tuaj të saktë të vendndodhjes dhe regjistron përmes kamerës së telefonit tuaj.
Opsioni i Policisë mund të shtohet duke hapur linkun në një pajisje iOS me Shortcuts të instaluar. Sapo të instalohet, mund të zgjedhësh se cili nga kontaktet do të marrë informacionin e vendndodhjes tënde.
/Fortune
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto