Sipërmarrësit mobilizohen kundër “Brexit”

Sipërmarrësit mobilizohen kundër “Brexit”


Sipërmarrës të rëndësishëm që shfaqen në front, mijëra sterlina të dhëna nga një bankë amerikane për pro-evropianët, sektori britanik i automobilave shqetësohet për të punësuarit e tij, kompanitë e mëdha po luftojnë fuqishëm që Britania e Madhe të qëndrojnë në Bashkimin Evropian.

Ndonëse ndonjë sipërmarrës, si manjati i aspiratorëve James Dyson, janë për një “Brexit” (dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja), zemra e biznesit rreh në favor të mbajtjes së marrëdhënieve mes Londrës dhe Brukselit.

Shefja e pronarëve britanikë, Carolyn Fairbairn, deklaroi sot se shumica e anëtarëve të Konfederatës së Industrisë Britanike (CBI) kërkojnë që ta shohin Britaninë e Madhe të qëndrojë në një BE të reformuar, në momentin kur kryeministri, David Cameron, shprehej mbi këtë çështje në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit në Zvicër.

Ngritje e barrierave tregtare mes Britanis së Madhe dhe BE-së, rënie e investimeve në mbretëri madje edhe një vënie në pikëpyetje e kuadrit normativ për sipërmarrjet, shumë kompani të mëdha i tremben një serie pasojash negative nëse britanikët vendosin të dalin.

Cameron ka premtuar një referendum mbi këtë çështje deri në fund të vitit 2017 dhe njëkohësisht lideri konservator është duke negociuar fuqishëm me evropianët për të marrë një marrëveshje për reformim të BE-së gjatë Këshillit Evropian të 18-19 shkurtit, që më pas ta paraqesë si një fitore përpara popullit të tij dhe t’i kërkojë atij votojë për besnikëri ndaj Evropës.

Anketimet e opinioneve të zhvilluara muajt e fundit kanë treguar që një shumicë e votuesve anojnë për një qëndrim në BE, por një sondazh i shfaqur fundjavën e kaluar ishte ai që tronditi pasi tregonte se 53 për qind e britanikëve kërkonin një Brexit.

Kjo shërbeu për të inkurajuar përkrahësit e BE-së që të forcojnë fushatën e tyre, mes të cilëve figurojnë edhe shërbimet e fuqishme financiare, që kontribuojnë rreth 12 për qind të PBB-së dhe punësojnë gjithësej dy milionë persona në Britani të Madhe, me një prani shumë të fortë në City të Londrës (Qendra financiare e kryeqytetit britanik) që është edhe qendra kryesore financiare evropiane.

“City do të gjendej shumë keq në rast të daljes nga BE-ja”, deklaroi këto ditë presidenti i bankës, Barclays, John McFarlane, një nga personat më të rëndësishëm në këtë sektor ku dhe drejton lobin “TheCityUK”.

“Organizatat e huaja përdorin Londrën si portën kryesore hyrëse për në Evropë dhe nuk e dimë se cili në jetë impakti i një largimi”, paralajmëroi ai.

/ATSH/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0