Nuk mungojnë sipërmarrjet në mbështetje të situatës së koronavitusit. Pjesa më e madhe bizneseve kanë mbyllur aktivitetin e tyre që në fillim të muajit Mars. E tillë ëshë edhe “A Vizion”. Por, sipërmarrësi i saj Alban Kardashi, ka shfrytëzuar kohën e lirë dhe pajisjet e vlefshme për të dhënë ndihmën e tij. “Kjo nuk na ndalon që në këtë situatë kritike ekonomike e shoqërore të japim kontributin tonë si mundemi”, tha ai.
Studio “A Vizion” bëri të mundur prodhimin e një sasie maskash mbrojtëse plastike për fytyrën, të cilat iu dhuruan Spitalit Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”. Kjo nismë në fakt është pjesë e një lëvizje në të gjithë botën, ku persona që kanë pajisje si printera 3d apo CNC po ndihmojnë në realizimin e mjeteve mbrojtëse për mjekët që janë në vijën e parë të luftës.
Albani tregon se, “pasi u njohën me këtë nismë, një grup miqsh e dashamirësisë morën përsipër të paguajnë një pjesë të kostos së materialeve, për të shtuar kështu prodhimin e maskave”. Këto maska janë shumëpërdorimshme dhe mund të disifektohen me alkool.
Maskat që do të prodhohen këto ditë do t’u dhurohen spitaleve që kanë nevojë.
Ndërkohë, që në fillim të shfaqjes sv Covid 19 në Shqipëri, mjeku nga Shkodra ofroi mundësinë e printimit të pajisjeve për ndarjen e bombolave të oksigjenit, në mënyrë që një prej tyre të trajtojë 3-4 pacientë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.