Sipërmarrësit, si mund t'ia dalin të përballojnë ankthin dhe depresionin

Sipërmarrësit, si mund t’ia dalin të përballojnë ankthin dhe depresionin


Përktheu Adela Saliaj

Chris Myers, bashkë-themelues dhe CEO në firmën e softuerit francez “BodeTree”, po  gjeneron miliona të ardhurat.

Pavarësisht se si duket nga jashtë, Myers po ndërton një biznes të suksesshëm prej 22 personash jashtë Denverit, biznes që e nisi gati një dekadë më parë.

Myers thotë që përvoja është diçka e ngjashme me çrregullimin post-traumatik të stresit. “Kemi kaluar nëpër të gjitha uljet dhe ngritjet”, thotë 32-vjeçari, i cili e krahason fillimin me një luftë. Përvoja e Myers me periudhat e depresionit dhe ankthit sigurisht që nuk është unike në botën e biznesit të vogël. Sipas një studimi të vitit 2015 bërë nga Michael Freeman, (profesor klinik në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko), rreth 49% e sipërmarrësve raportojnë se kanë një gjendje të shëndetit mendor. Tridhjetë për qind e themeluesve të anketuar përmendën depresionin, krahasuar me afërsisht 7 % të popullsisë së përgjithshme të SHBA. Kjo është një mospërputhje e dukshme, dhe Myers thotë se mund t’i atribuohet sfidave unike për fillimin e një kompanie. “Cilado qoftë forca dhe dobësia juaj, eksperienca e sipërmarrjes do ta ndryshojë këtë,” thotë Myers.

Shëndeti mendor i njerëzve të komunitetit të biznesit ka qenë në qendër të vëmendjes, veçanërisht këtë muaj. Pak javë më parë, Kate Spade, bashkë-themeluese e markës së saj të modës u vetëvra, ashtu si edhe kuzhinieri i famshëm Anthony Bourdain. Burri i Spade kohët e fundit konfirmoi se ikona e modës, stili i të cilës ka ndikuar shumë gra profesioniste gjatë dy dekadave të fundit, kishte vuajtur prej depresionit. Incidentet të tilla kanë ndodhur me shumë sipërmarrës, duke përfshirë Rachel Robinson, bashkë-themeluesin e “DotCom Therapy”. Robinson thotë se ndërtimi i një kompanie mund të sjellë mendime depresive.Për fat të mirë, shton ajo, ka mënyra që mund të qëndroni të balancuar, ndërsa hipni në lartësitë dhe në uljet e ndërmarrësisë. Ja katër prej tyre:

Rretho veten me njerëz të fortë mendërisht

Një pengesë e madhe, është stigma që vazhdon të ekzistojë rreth shëndetit mendor. “Deri më sot, njerëzit nuk ndihen të kënaqur nëse shpreheh, sipas saj, pasi ka një ndjenjë të pabazë turpi që lidhet me diskutimin e sëmundjes mendore.

Në ndërtimin e DotCom Therapy, Robinson thotë se ka qenë e dobishme që të jesh emocionalisht i ndershëm me drejtuesit e tjerë, duke përfshirë bashkë-themeluesin e saj, Emily Purdom. “Rrethoni veten me njerëz me të vërtetë të fortë,” shton ajo. “Unë e di që unë dhe bashkëthemeluesi im jemi mbështetur tek njëri-tjetri kur gjërat u vështirësuan”.

Mos i mbuloni ndjenjat tuaja.

Për një sipërmarrës, mund të jetë joshëse të zhvillojë vetëm një front, duke menduar se gjithçka rreth tij po shkon mirë, kur në fakt nuk është. Ky është një zakon i rrezikshëm, thotë Myers të BodeTree. “Unë vuaj nga shumë gjëra të tilla,” thotë ai, duke iu referuar ankthit dhe depresionit. “Mbulimi është më i keq se krimi. Të gjitha gjërat që bëjmë për të provuar se jemi mirë, shkaktojnë vetëm probleme”, shton ai.

Robinson e bën këtë, duke vënë në dukje se kur ndiheni “mjaft mirë” për të mos shkuar në terapi, ka gjasa të keni nevojë më shumë për të. “Është e rëndësishme të gjesh një rrjet të mirë mbështetës dhe të shkosh në terapi edhe nëse ndihesh sikur nuk ke nevojë për të”, thotë ajo.

Vendosni kohë për reflektim të kujdesshëm

Një gjë që ka ndihmuar Myers BodeTree është praktika e ndërgjegjësimit dhe meditimit. Ky proces do të ndihmojë në ndërtimin e muskujve dhe të keni mundësi të përshtateni më vonë. “Çdo ditë duhet lënë kohë mënjanë për reflektim të kujdesshëm”, thotë ai duke shtuar se, kur nuk e bën këtë, behet nervoz dhe mund te ketë shpërthime emocionale me njerezit e tij më të afërt”. Ka një ndryshim, shton ai, midis meditimit dhe broodingut. “Duhet shumë praktikë. Është e rëndësishme që të mos përqendroheni në probleme, por t’i vendosni ato në perspektivë”.

Merrni mësime nga të tjerët

Diçka që mund t’ju ndihmojë në largimin e ndjenjave të depresionit, nocionit të të qenit “i vetëm në luftë”- është të marrësh një libër për jetën e dikujt. Tingëllon e çuditshme thotë Myers, por nëse filloni të lexoni biografitë e njerëzve që kanë lënë një shenjë në shoqëri, ndodhin disa gjëra: Ju merrni dobinë e pamohueshmërisë, meqenëse ju mund të shihni gjithë jetën e dikujt nga fillimi në fund. Gjithashtu ju ndihmon të kuptoni se kjo luftë është shumë e zakonshme. Në të vërtetë, lufta e përbashkët – qoftë ajo me shkrimin e një romani, duke krijuar një kryevepër, ose, në të vërtetë, duke ndërtuar një biznes – është diçka që Myers i referohet si një “çmenduri e bukur”. Leximi në lidhje me “çmendinë” e të tjerëve mund të të ndihmojë të përvetësosh natyrën e përbashkët të vuajtjes. Mund ta filloni me: Winston Churchill. “Ai është vetëm një karakter interesant”, thotë Myers. “Ne e konsiderojmë atë si të këtë qenë udhëheqës brilant në kohën e luftës, por ai ishte një dështim për pjesën më të madhe të jetës së tij dhe u përjashtua nga partia e tij. Kjo tregon se nuk është vetëm një akt i dytë në jetë, por ka edhe një të trete, një të katërte, një të peste dhe një të gjashtë”.

Marrë nga Inc.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0