Sipas një studimi të ri, ndotja e ajrit ju bën më pak inteligjentë - Business Magazine Albania

Sipas një studimi të ri, ndotja e ajrit ju bën më pak inteligjentë


Në vendet e ndotura anembanë botës, po bëhet çdo ditë e më e vështirë për të marrë frymë.

Makinat mbushin rrugët me pluhur dhe grimca të vogla. Tymi nga fabrikat dhe termocentralet mbushin qiellin. Në disa ditë, sidomos në ditët me diell, grimcat shkojnë në ozonin e rrezikshëm.

E gjithë kjo ndotje e ajrit – smogu, bloza dhe ozoni – bën që mushkritë e të gjithëve të preken dhe njerëzit të kenë vështirësi në marrjen e ajrit. Gjithashtu kjo çon edhe në dëmtimin e trurit të tyre.

Lexoni: Ky qytet ju shpërblen nëse nuk përdorni makinën tuaj

Sipas një studimi të sapo publikuar në Proceedings Journal të Akademisë Kombëtare të Shkencave, ekspozimi kronik ndaj ndotjes së ajrit duket se shkakton efekte të dëmshme në aftësitë konjiktive që përkeqësohet gjatë gjithë jetës, potencialisht duke rritur faktorët e rrezikut për sëmundje si Demenca dhe Alzheimer.

Ne tashmë e dinim se të qenit i ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit shkurton jetën dhe është një gjendje shumë e keqe për fëmijët, duke dëmtuar organizmin dhe trurin e tyre të zhvillohet, sipas autorëve të studimit. Por studimi i ri tregon për herë të parë se efekti nuk ndalet me kaq, bëhet më keq duke ndikuar në inteligjencën e gjithsecilit.

Ajri i keq gjatë jetës

Për këtë studim të fundit, ekipi hulumtues shqyrtoi të dhënat nga një sondazh kombëtar që u zhvillua në 162 qarqe të rastësishme në të gjithë Kinën midis viteve 2010 dhe 2014 dhe i krahasoi këto rezultate me të dhënat zyrtare të cilësisë së ajrit.

Duke përdorur vite të shumta të të dhënave, hulumtuesit ishin në gjendje të shihnin se ndotja prekte inteligjencën e personave veçanërisht inteligjencën verbale dhe inteligjencën llogaritëse, pra aftësitë matematikore (Ditët e nxehta të verës zakonisht kanë ndotjen më të keqe). Ata gjithashtu ishin në gjendje të shihnin se si jetesa në një zonë të ndotur ndryshonte rezultatet e inteligjencës me kalimin e kohës. Ky efekt kumulativ ishte mjaft i rëndësishëm.

Lexoni: Kundër ndotjes, BE shtrëngon standardetndotja e ajrit

Kina, si shumë vende në zhvillim, ka një numër të madh qytetesh me probleme serioze të cilësisë së ajrit. Në studim, autorët shkruan se 98% e qyteteve me popullsi mbi 100,000 në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme nuk arrijnë të përmbushin udhëzimet e cilësisë së ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kjo i bën këto gjetje të zbatueshme për qytetet me probleme të larta të ndotjes anembanë botës.

burimi: weforum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0