Sipas INSTAT, paga mesatare rritet me 1300 lekë në 2015-n - Business Magazine Albania

Sipas INSTAT, paga mesatare rritet me 1300 lekë në 2015-n


Në 2015, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në Shqipëri është 46.830 lekë me nje rritje prej rreth 1 mijë e 300 lekësh krahasuar me një vit më parë. Sipas Institutit të Statistikave kjo pagë mbulon të gjithë sektorët e ekonomisë, dhe është llogaritur me të dhënat e deklaruara pranë Tatimeve.

Hendeku gjinor në paga është 7 %. Pra, meshkujt kanë një pagë mesatare mujore bruto 7 % më të lartë sesa femrat. Një vit më parë diferenca ishte 10 përqind nё favor të meshkujve.

Për një të punësuar në ndërmarrjet shtetërore paga mesatare mujore ёshtё bruto mbi mesataren rreth 54.205 lekë.

Pesë grup-profesionet me pagën mesatare mujore bruto më të lartë janë: Drejtues administrativë dhe komercialë; Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit; Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara; Specialistë të administrimit dhe biznesit; dhe Ligjvënës, nënpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë.

Paga mesatare mujore bruto është më e ulët për grup-profesionet në të cilat niveli i aftësive të kërkuara është i ulët, të tilla si, prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare, punëtorë për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë, ndihmës në përgatitjen e ushqimit. Lista vazhdon me punonjës të përpunimit të ushqimit, drurit, tekstileve Punonjës të prodhimit të sendeve të imta dhe të punëve me dorë, si artizanёt.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0