Sipas Gates, pulat mund të jenë zgjidhja për varfërinë globale - Business Magazine Albania

Sipas Gates, pulat mund të jenë zgjidhja për varfërinë globale


Filantropi miliarder Bill Gates, duke folur përballë pulave që çukitnin dhe kakarisnin në një qiellgërrvishtëse në qytetin e Nju Jorkut, lajmëroi të mërkurën se do të dhuronte 100,000 zogj pule te shtetet e varfra në përpjekje për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme.

Zogjtë e pulave do të shkojnë në zona rurale në rreth 20 vende në zhvillim nga Burkina Faso në Bolivi, kur shoqata ndërkombëtare e bamirësisë Heifer menaxhon operacionet e shumimit dhe shpërndarjes, sipas Fondacionit Bill & Melinda Gates.

Rritja dhe shitja e pulave mund të nxjerrë familjet nga varfëria dhe një fermer që rrit 250 pula në vit mund të fitojë 1250 dollarë amerikanë, sipas Fondacionit, që po bashkëpunon me Heifer International.

“Nuk ka asnjë investim që sjell një përfitim më të madh sesa rritja dhe shumimi i pulave,” tha Gates, bashkëthemelues i Microsoft Corp.

Ai nxiti publiku të dhurojë gjithashtu.

“Shifrat e amerikanëve që dhurojnë te Heifer apo bamirësi të ngjashme janë ende shumë të vogla, ndaj do të ishte mirë që të shtohej shifra”, tha Gates.

Duke iu referuar proverbës që e mëson një burrë të peshkojë që të ushqehet për të gjithë jetën, ai tha: “E njëjta gjë mund të thuhet në kuptimin e dhënies së një personi një pule dhe t’i mësosh atij se si ta rrisë atë”.

Gates tha se synon të nxisë rritjen e pulave nga familjarët në vende si Afrika Perëndimore nga 5 për qind aktualisht, në 30 për qind.

Gates e bëri lajmërimin e tij në katin e 68 të një ndërtese të re në Qendrën Botërore të Tregtisë, një vend që nuk përdoret zakonisht për ekspozimin e pulave, tha ai.

“I futëm fshehurazi,” bëri ai shaka.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 800 milionë njerëz jetojnë në varfëri ekstreme, ku ata që jetojnë në shtete të shkatërruara nga luftërat vuajnë më së tepërmi.

 

/Reporter.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0