Sindroma impostues që përjetojnë sipërmarrësit e rinj dhe bizneset e vogla - Business Magazine Albania

Sindroma impostues që përjetojnë sipërmarrësit e rinj dhe bizneset e vogla

Sindroma impostues
~5 minuta lexim

84 përqind e sipërmarrësve dhe pronarëve të bizneseve të vogla përjetojnë sindromën impostues. Kjo mund të krijojë ankth dhe dyshim tek sipërmarrësi. Në raste të rënda, mund të çojë edhe në probleme të shëndetit mendor të tilla si depresioni. Ajo mund të ndikojë në mbarëvajtjen e biznesit. Në këtë artikull do njiheni me rezultatet e një studimi dhe teknika sesi të përballoni sindromën impostues.

Drejtimi i një biznesi të vogël kërkon punë të palodhur dhe përkushtim, prandaj nuk është për t’u habitur që sipërmarrësit vuajnë një krizë besimi gjatë drejtimit të biznesit të tyre ose kur gjërat bëhen të vështira.

Sindroma impostues është shqetësim serioz i lidhur me  shëndetin mendor dhe gjithashtu mund të pengojë pronarët e bizneseve të vogla të shfrytëzojnë potencialin e plotë me qëllim që të arrijnë ëndrrat e tyre.

Fenomeni impostues është një ndjenjë e papërshtatshmërisë dhe inferioritetit e lidhur me suksesin e dikujt. Eshtë bindja se do të “zbuloheni” për mungesë njohurie ose aftësie. Mendimi që nuk jeni aq i aftë apo i zgjuar sa të tjerët mendojne se jeni. Ju bën të mendoni se jeni të suksesshëm për shkak të fatit të mirë, jo sepse jeni inteligjent, punëtor ose i mirëpërgatitur. Fenomeni impostues bazohet në të pavërtetat që i themi vetes dhe shumë njerëz në botën e biznesit e përjetojnë atë. Kjo mund të krijojë ankth dhe dyshim tek individi. Në raste të rënda, mund të çojë edhe në probleme të shëndetit mendor të tilla si depresioni. Gjë që mund të ndikojë në mbarëvajtjen e biznesit. Sipërmarrësit mund të shmangin, për shembull, ngritjen e biznesit të tyre në nivele më të larta sepse ata besojnë se gjithçka do të prishet papritmas.

Kajabi, një platformë “gjithçka në një” për sipërmarrësit, realizoi një studim në nëntor të 2020 në mbështetje të fushatës së fundit të Kajabit ‘Dilni nga rruga juaj’ për të adresuar sfidat e pashembullta dhe të përhapura të sipërmarrësve të prekur nga sindroma impostues. Studimi tregoi se:

  • Shumica e sipërmarrësve dhe pronarëve të bizneseve të vogla përjetojnë sindromën impostues
  • Një përqindje më e madhe e sipërmarrësve meshkuj përjetojnë ndjenja të forta impostuese krahasuar me gratë.
  • Sipërmarrësit aziatiko-amerikanë kishin përqindjen më të lartë të të anketuarve që përjetuan ndjenja të shpeshta ose të forta të fenomenit impostues.
  • Shumë sipërmarrës ishin të shqetësuar se mos “zbulohen” për mungesë njohurie ose aftësie.
  • Një pjesë e mirë e pronarëve të bizneseve mendojnë se suksesi i tyre është për shkak të fatit.
  • Pronarët e bizneseve të vogla kanë tendencë ta krahasojnë veten dhe të ndihen më pak inteligjentë sesa ata përreth tyre.
  • Pasi janë njohur për një arritje, shumë sipërmarrës dyshojnë se mund të përsërisin sukseset e tyre.
  • Shumica e sipërmarrësve priren të ulin rëndësinë e punës së tyre.
  • Një shumicë e të anketuarve janë të zhgënjyer në arritjet e tyre aktuale dhe mendojnë se duhet të kishin bërë më shumë deri tani.

Si sipërmarrës të rinj apo krijues të një biznesi në hapat e parë të tij, me siguri në një moment të caktuar ju mund të përballeni me sindromën impostues. Por nuk duhet ta lejoni këtë gjëndje t’ju pengojë në rrugëtimin tuaj. Jini të vëmendshëm në rastet kur të shfaqni simptomat e kësaj sindrome dhe analizoni me kujdes dobësitë dhe fuqitë tuaja. Rrisni vetbesimin tuaj me disa teknika të thjeshta. Si për shembull, listoni sukseset tuaja te vogla që keni arritur deri tani, jini mirënjohës për përparimin tuaj dhe fokusohuni drejt zhvillimit tuaj në vazhdim. Mbi të gjitha, mos i krahasoni rezultatet tuaja si sipërmarrës apo biznes i vogël me sipërmarrës apo biznese të tjerë. Vetëm në këtë mënyrë ju do të mundeni ta shijoni udhëtimin tuaj dhe hapat e hedhura për çdo ditë për realizimin e ëndrrave tuaja.w

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“20 vjet nga tani ne do të jemi më të zhgënjyer për gjërat që nuk bëmë, sesa nga gjërat që bëmë. Eksploro, ëndërro, zbulo...”
— Mark Twain
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0