“Simulatori i fundit i drejtimit të makinës” i Volvo Cars përdor teknologjinë e fundit të lojërave elektronike për të ndërtuar makina më të sigurta - Business Magazine Albania

“Simulatori i fundit i drejtimit të makinës” i Volvo Cars përdor teknologjinë e fundit të lojërave elektronike për të ndërtuar makina më të sigurta

Inxhinierët e Volvo Cars e quajnë atë “Simulatori i fundit i drejtimit të makinës”, por nuk është vetëm një justifikim për ata që luajnë në bodrumet e tyre. Por, simulatori i përzier i realitetit i prodhuar nga  kompania suedeze përdoret për të hedhur hapa të rinj në sigurinë dhe teknologjinë e drejtimit autonom të makinës. E përberë nga një sedilje lëvizëse e drejtimit të makinës, një timon dhe VR me pamje shumë të pastër, kjo pajisje do ta bënte xheloz çdo të çmendur pas lojërave elektronike, por simulatori Volvo Cars e çon këtë koncept në nivel tjetër, duke e bërë të vështirë të ndash realitetin nga simulimi .

Duke përdorur teknologjinë më të përparuar nga platforma lider për zhvillimet 3D në kohë reale Unity dhe ekspertët finlandezë të realitetit virtual, Varjo, simulatori përfshin drejtimin e një makine të vërtetë në rrugë të vërteta. Kombinon grafikë 3D HD, VR dhe një veshje Teslasuit që ofron reagime nga një botë virtuale, ndërsa monitoron gjithashtu reagimet trupore. Ky kombinim i softuerit dhe pajisjes lejon inxhinierët e Volvo Cars të simulojnë pafundësisht skenarët e trafikut në një rrugë të vërteta duke përdorur një makine të vërtetë, të gjitha në një siguri maksimale. Inxhinierët mund të përfitojnë njohuri të rëndësishme për ndërveprimin midis njerëzve dhe makinës për zhvillimin e sigurisë, asistencës për drejtuesit e makinës dhe veçorive të drejtimit në mënyrë automatike.

“Simulatori i fundit” i Volvo Cars u paraqit gjatë një eventi të transmetuar drejtpërdrejt nga Arena e Hapur e Inovacionit e Volvo, i cili u drejtua nga një ekip i ekspertëve të saj të inovacionit.  Vitin e kaluar, së bashku me Varjo, Volvo Cars u bë prodhuesi i parë i makinave që bëri të mundur drejtimin e një makine të vërtetë me anë të VR. Tashmë bashkëpunimi është zgjeruar për të përfshirë Unity dhe prodhuesin e kostumeve trupore Teslasuit. Sipas Casper Wickman, udhëheqësi i sektorit të Përvojës së Përdoruesit në Open Innovation Arena të Volvo dhe një nga organizatorët e eventit, kjo u mundëson makinave Volvo të studiojnë reagimet autentike njerëzore në një mjedis të sigurt dhe duke përdorur vetëm një pjesë të kostos së një prove të vërtetë.

“Të punuarit me kompani të mëdha si Varjo, Unity dhe Teslasuit na ka lejuar të provojmë kaq shumë skenarë që duken dhe ndihen plotësisht të vërtetë, pa pasur nevojë të ndërtojmë fizikisht asgjë”, thotë Casper Wickman. “Kjo na lejon të testojmë makinat aktuale përmes skenarëve të trafikut që duken dhe ndjehen reale, por mund të rregullohen me prekjen e një butoni.”

Kur zhvillohen sisteme sigurie për makinat, si teknologjitë që shmangin përplasjet, testimi është thelbësor. Por testimi i këtyre sistemeve në realitet mund të jetë i rrezikshëm, kërkon shumë kohë dhe kushton shumë. Sidoqoftë, simulimet e realitetit virtual dhe të përzier lejojnë një provë krejtësisht të sigurt në mjedise autentike, pa pasur nevojë për të ndërtuar ndonjë prototip fizik ose hartimi i skenarëve kompleksë.

“Duke përdorur këtë teknologji moderne, ne jemi duke eksploruar dhe udhëhequr zhvillimin për krijimin e makinave të sigurta në të ardhmen. Është fantastike të marrësh pjesë në këtë eksperiment, “tha Casper Wickman.

Teknologjia e përdorur:

Kufjet e veçanta Varjo

Vitin e kaluar, Volvo Cars, së bashku me Varjo, u bënë prodhuesi i parë i makinave që bëri të mundur drejtimin e një makine të vërtetë, ndërsa përdoreshin këto kufje. Kufjet Varjo XR-1 Developer Edition përdor kamera për të mundësuar realitetin e përzier dhe siguruar realitet të përzier ose virtual në një rezolucion me definicion të lartë. Me kufjet Varjo XR-1, objektet dhe mjediset e krijuara në Unity mund të integrohen në mënyrë të përsosur në botën reale.

Teslasuit

Përmes aplikimit të forcave, dridhjeve ose lëvizjeve, teknologjia haptike bën të mundur rikrijimin e përvojës së prekjes kur bashkëvepron me botën virtuale. Duke veshur kostumin e avancuar të Teslasuit, testuesit e simulimit të Volvo mund të ndiejnë fizikisht riprodhime të vogla të forcave që dikush mund të përjetojë në një përplasje, ndërsa nuk përjeton ndonjë rrezik aktual. Kostumi gjithashtu u mundëson inxhinierëve të Volvo-s të provojnë këto reagime duke studiuar se si reagojnë muskujt, nivelet e stresit dhe rrahjet e zemrës nën stres dhe të përdorin këto shënime në krijimin e gjeneratës së ardhshme të sistemeve të sigurisë që synojnë shmangien dhe zvogëlimin e situatave të rrezikshme.

Motorët e Simulimit Unity

Skenarët e simulimit janë krijuar duke përdorur programin më të fundit 3D në kohë reale nga Unity, kompania prapa një prej platformave më të njohura të zhvillimit në botë për zhvillimin e lojërave elektronike. Duke përdorur Unity, ekspertët e Volvo mund të krijojnë mjedise dhe objekte virtuale për t’u përdorur në simulime ose të vendosin një model 3D plotësisht të saktë të çdo modeli makine Volvo në çdo mjedis virtual, duke vlerësuar modelin me ndriçim, vendndodhje dhe mot të ndryshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0