Siguro vendin tënd në trajnimin më motivues të vitit - Business Magazine Albania

Siguro vendin tënd në trajnimin më motivues të vitit

EasyPay është një ndër partnerët kryesor të eventit më motivues të vitit “Rruga drejt Suksesit” me Vasil Naçi, i cili këtë vit do të zhvillohet online më 19-21 Nëntor 2021.

Ashtu sikurse edhe në edicionet e shkuara, EasyPay mundëson për klientët e saj dhe jo vetëm, disa metoda pagesash.

Duke hyrë online në faqen: ticket.easypay.al, ofrohen tre alternativa pagesash, duke plotësuar kështu preferencat e gjithësecilit.

  • Të gjithë përdoruesit e aplikacionit EasyPay, përzgjedhin opsionin: Paguaj nëpërmjet llogarisë EasyPay;
  • Ata të cilët nuk kanë një llogari EasyPay apo kartë Visa / Mastercard, përzgjedhin opsionin e butonit për të vijuar pagesën tek agjentët EasyPay
  • Të gjithë ata që kanë një kartë Visa/MasterCard, përzgjedhin opsionin e tretë.

Përgjatë viteve të fundit, EasyPay ka zhvilluar ndjeshëm portofolin e shërbimeve dhe në të njëjtën kohë metodat e pagesave, nëpërmjet të cilave synon të rrisë gjithëpërfshirjen financiare në vend dhe lehtësojë procesin e blerjes online. Vetëm me disa klikime, kushdo mund të kryejë pagesa për veten ose për persona të tjerë, nga kudo ndodhet.

“Rruga Drejt Suksesit” mirëpret për të 5-tin vit të gjithë ata që dëshirojnë të motivohen, të zhvillohen dhe të mendojnë pozitivisht me qëllim rritjen e suksesit dhe aftësimit të tyre në biznes dhe në jetë.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0