Si t’i përgjigjemi virusit Corona, sipas Bill Gates

Si t’i përgjigjemi virusit Corona, sipas Bill Gates


Business Mag sjell për ju disa këshilla shumë të rëndësishme nga blogu i Bill Gates sesi duhet reaguar ndaj virusit Corona dhe sesi të përgatitemi për epideminë e radhës.

Në çdo krizë, liderët kanë dy përgjegjësi të rëndësishme: të zgjidhin problemin e menjëhershëm dhe të mos lejojnë që ai të përsëritet. Epidemia COVID-19 është rasti më i mirë për ta demonstruar këtë. Botës i duhet të shpëtojë jetë njerëzish, por edhe të përmirësojë mënyrën sesi ne reagojmë ndaj shpërthimeve të tilla në përgjithësi. Pika e parë është me e ngutshme, por e dyta ka pasoja të mëdha afatgjata.

Sfidat afatgjata dhe përmirësimi i aftësive tona për t’u përballur me këto shpërthime nuk janë gjëra të reja. Ekspertët globalë të shëndetit kanë thënë prej vitesh se një epidemi apo pandemi, e cila do rivalizonte shpejtësinë dhe ashpërsinë e gripit që ra në vitin 1918, nuk ishte çështje “nëse”, por “kur” do të ndodhte. Fondacioni Bill & Melinda Gates ka angazhuar burime të shumta vitet e fundit, për të ndihmuar botën të përgatitej për një situatë të tillë.

Tani, përveç sfidës shumëvjeçare, ne po përballemi me një krizë të menjëhershme. Javën e kaluar, ne jemi sjellë sikur COVID-19 është patogjeni i vetëm për të cilin jemi shqetësuar kaq shumë gjatë këtij shekulli. Shpresoj që situata të mos jetë kaq keq, por ne do të supozojmë se është, përsa kohë të mësojmë diçka ndryshe.

Ekzistojnë dy arsye që e bëjnë COVID-19 të jetë një kërcënim. E para, ai mund të vrasë të rritur të shëndetshëm, përveç të moshuarve me probleme shëndetësore. Të dhënat e deritanishme thonë se virusi ka rrezik fataliteti rreth 1%. Kjo renditje do ta bënte atë disa herë më të rëndë sesa gripi tipik sezonal dhe do ta vendoste ndërmjet pandemisë së gripit të vitit 1957, (0.6%) dhe pandemisë së gripit të vitit 1918 (2%).

Së dyti, COVID-19 po transmetohet shumë shpejt. Një person mesatarisht i sëmurë mund t’a përhapë sëmundjen tek dy ose tre njerëz të tjerë. Kjo është një rritje e fuqishme. Ka gjithashtu prova të forta që virusi mund të transmetohet nga njerëz, të cilët janë pak të prekur ose nuk i kanë shfaqur simptomat ende.

Kjo do të thotë që COVID-19 do të jetë më i vështirë për t’u kontrolluar sesa Sindroma e Frymëmarrjes në Lindjen e Mesme apo Sindroma e Rëndë Akute e Frymëmarrjes (SARS), të cilat shpërndaheshin vetëm nga njerëzit me simptoma dhe nuk përhapeshin me kaq lehtësi. Në fakt, COVID-19 ka shkaktuar 10 herë më shumë raste sesa SARS në çerekun e kohës.

Lajmi i mirë është se kombet, shtetet, qeveritë lokale dhe agjencitë e shëndetit publik mund të marrin masa gjatë javëve në vazhdim për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19.

Për shembull, qeveritë donatore përveçse të ndihmojnë qytetarët e tyre, duhet të ndihmojnë edhe vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme të përgatiten për këtë pandemi. Sistemet shëndetësore në shumicën e këtyrë vendeve janë të dobëta dhe një patogjen si virusi Corona mund t’i mposhtë shpejt. Vendet e varfra kanë pak ndikim politik apo ekonomik, duke pasur parasysh dëshirën e vendeve të pasura për t’i dhënë prioritet popullit të tyre.

Duke ndihmuar vende si Afrika dhe Azia e Jugut të përgatiten, ne mund të shpëtojmë jetë dhe të ngadalësojmë qarkullimin global të virusit.

(Një pjesë e parave që unë dhe Melinda dhuruam për të ndihmuar botën të reagojë ndaj COVID-19, të cilat janë në total 100 milionë dollarë, janë përqendruar veçanërisht në vendet në zhvillim).

Gjithashtu, bota duhet të përshpejtojë punën për trajtimet dhe vaksinat ndaj COVID-19. Shkencëtarët arritën të zbulonin gjenomin e virusit dhe përgatitën disa vaksina eksperimentale brenda disa ditësh. Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike është duke përgatitur 8 vaksina për testimet klinike.

Nëse një ose më shumë prej këtyre vaksinave rezulton e sigurt dhe efektive tek kafshët, ato mund të jenë të gatshme të provohen në masë më të gjerë nëpër klinika, brenda qershorit. Gjithashtu, zbulimi i ilaçeve mund të përshpejtohet duke përdorur komponimet, të cilat janë testuar dhe rezultojnë të sigurta. Duhen aplikuar teknika të reja ekzaminimi, duke përfshirë makineri të cilat mund të identifikojnë antiviralët që mund të jenë të gatshëm për t’u testuar gjerësisht nëpër klinika, në javët në vazhdim.

Të gjithë këta hapa, do të ndihmojnë në adresimin e krizës aktuale. Ne duhet të bëjmë ndryshime të mëdha në sistem për të qenë në gjendje t’i përgjigjemi më me efektivitet dhe efiçencë epidemisë së rradhës.

Ndihma ndaj vendeve me të ardhura të ulta dhe të mesme është thelbësore per të forcuar sistemin e tyre shëndetësor. Kur ndërtoni një klinikë shëndetësore, ju po ndërtoni edhe një pjesë të infrastrukturës për luftën ndaj epidemive. Punonjësit e trajnuar të shëndetit nuk shpërndajnë vetëm vaksina, ata mund të monitorojnë llojet e sëmundjeve. Kjo shërben si pjesë e paralajmërimit të hershëm që do të njoftonte botën për një shpërthim potencial të epidemive.

Bota duhet të investojë në mbikëqyrjen e të dhënave, duke përfshirë një database që të përdoret nga organizatat e rëndësishme dhe rregullat që kanë vendet për të ndarë informacionin e tyre.

Lexoni: Shpërthimi i virusit Corona mund të ndryshojë mënyrën sesi punoni

Qeveritë duhet të kenë akses në listën e personelit të trajnuar, që nga liderët lokalë deri tek ekspertët globalë, të cilët janë të përgatitur të merren me epideminë menjëherë. Gjithashtu duhet të kenë akses në listën e pajisjeve dhe furnizimeve, që do të grumbullohen për t’u përdorur në raste urgjente.

Për më tepër, ne kemi nevojë për të ndërtuar një sistem që mund të na ofrojë vaksina dhe antiviralë të sigurt dhe të efektshëm, t’i aprovojë ato dhe të shpërndajë miliarda doza brenda disa muajve nga zbulimi i një patogjeni të shpejtë. Kjo është një sfidë e vështirë që paraqet pengesa teknike, diplomatike dhe buxhetore, si edhe kërkon partneritet midis sektorit publik dhe privat. Por të gjitha këto pengesa mund të tejkalohen.

Një nga sfidat kryesore teknike për vaksinat është përmirësimi i mënyrave të vjetra të prodhimit të proteinave, të cilat janë shumë të ngadalta për t’iu përgjigjur një epidemie. Ne duhet të zhvillojmë platforma që janë të sigurta, në mënyrë që rishikimet rregullatore të ndodhin shpejt. Kjo bën që  prodhuesit të prodhojnë lehtësisht doza me një kosto të ulët dhe në mënyrë masive. Për antiviralët, do të duhet të ketë një sistem të organizuar për të kontrolluar trajtimet ekzistuese dhe molekulat që testohen në një mënyrë të shpejtë dhe të standardizuar.

Një sfidë tjetër teknike është ndërtimi bazuar në acidet nukleike. Këto ndërtime mund të bëhen brenda disa orësh pasi gjenoma e virusit është renditur.  Tani ne kemi nevojë të gjejmë mënyra për t’i prodhuar këto në masë.

Përveç këtyre zgjidhjeve teknike, do të na duhen përpjekje diplomatike për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e të dhënave. Zhvillimi i antiviralëve dhe vaksinave, përfshin prova klinike masive dhe marrëveshje të liçensimit që do të kalonin kufijtë kombëtarë. Ne duhet të shfrytëzojmë sa më shumë forume globale, që mund të ndihmojnë në arritjen e konsensusit mbi përparësitë e hulumtimit dhe protokollet e provave, në mënyrë që vaksinat eksperimentale dhe antiviralët të mund të lëvizin shpejt përmes këtij procesi. Këto platforma përfshijnë: Organizatën Botërore të Shëndetit R&D Blueprint, Bashkëpunimin Global Kërkimor për Përgatitjen e Sëmundjeve Infektive, International Severe Acute Respiratory dhe Emerging Infection Consortium. Qëllimi i kësaj pune duhet të jetë marrja e rezultateve përfundimtare të provave klinike dhe miratimi rregullator brenda tre muajsh duke mos rrezikuar sigurinë e pacientëve.

 Buxhetet për këto përpjekje duhet të zgjerohen disa herë.

Lind pyetja e financimit. Buxhetet për këto përpjekje duhet të zgjerohen disa herë. Miliarda dollarë më shumë janë të nevojshme për të përfunduar provat e fazës III dhe për të siguruar miratimin rregullator për vaksinat e koronavirusit. Akoma më shumë fonde do të nevojiten për të përmirësuar mbikëqyrjen e sëmundjes dhe reagimin.

Pse kjo kërkon financim nga qeveria, a nuk mundet sektori privat t’a zgjidhë këtë? Produktet pandemike janë investime me rrezik shumë të lartë dhe kompanitë farmaceutike do të kenë nevojë për financim publik për t’a bërë këtë punë me rrezik dhe për t’u përfshirë tërësisht në të.

Për më tepër, qeveritë dhe donatorët e tjerë duhet të financojnë, si një e mirë publike globale që janë, duke ofruar lehtësi në prodhim. Kjo do sillte gjenerimin e vaksinave brenda disa javësh. Në këtë mënyrë vaksinat për imunitetin do të prodhoheshin brenda një kohe normale. Qeveria duhet të financojë prokurorimin dhe shpërndarjen e vaksinave tek popullsitë që kanë nevojë për to.

Padyshim që miliarda dollarë të shpenzuar për anti-pandeminë janë shumë para. Por këto janë investimet që kërkohen për të zgjidhur problemin. Kjo është një goditje për ekonominë, shikoni sesi COVID-19 po prish zinxhirët e furnizimit dhe po bllokon tregjet, pa përmendur jetët e njerëzve.

Së fundi, qeveritë dhe industria duhet të bëjnë një marrëveshje: Gjatë një pandemie, vaksinat dhe antiviralët nuk do të shiten tek ata që ofrojnë çmimet më të larta. Ata do të jenë të disponueshëm dhe të përballueshëm për njerëzit që janë në zemër të shpërthimit të virusit dhe kanë nevojën më të madhe. Jo vetëm që është gjëja e duhur për të bërë, por është edhe strategjia e duhur për transmetimin me qark të shkurtër dhe parandalimin e pandemive të ardhshme.

Këto janë veprimet që duhet të bëjë çdo lider. Nuk ka kohë për të humbur.

Gates Notes

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0