Shpërthimi i virusit Corona mund të ndryshojë mënyrën sesi punoni.

Shpërthimi i virusit Corona mund të ndryshojë mënyrën sesi punoni


Të punuarit në distancë po bëhet më shumë sesa një trend.

“Muajin e kaluar shkruajta se përhapja e rrjetit 5G do të ndryshojë mënyrën sesi ne do të punojmë këtë vit. Ende besoj se kjo është e vërtetë. Ajo që nuk kisha llogaritur në atë kohë, është fakti që ekzistojnë elemente të tjerë që mund të na detyrojnë t’i bëjmë këto ndryshime më shpejt sesa e kishim menduar”, shkruan Jason Aten, kolumnist teknologjie.

Shpërthimi i virusit COVID-19 po arrin në nivele globale prandaj kompanitë po përballen me zgjedhje të vështira. Në vende si Kina, ku është edhe origjina e virusit, vendet e punës tashmë janë mbyllur duke u përpjekur të ndalojnë ose ngadalësojnë transmetimin e virusit. Për shembull, Apple ka mbyllur shumicën e dyqaneve në Kinë dhe ka njoftuar se të ardhurat e këtij tremujori do të pësojnë ulje si pasojë e fabrikave të mbyllura që nuk prodhojnë më pajisje.

Në të vërtetë, pyetja nuk është më “nëse”, por “kur”.

Megjithatë, nuk është koha për panik. Është koha për t’u përgatitur. Për shumë kompani, përgatitja nënkupton vendosjen e një strukture në një vend fizik ku stafi mund të punojë, por jo gjithmonë ndodh kështu.

Ja disa gjëra që duhet të bëni për të përgatitur stafin tuaj:

Filloni të praktikoheni tani

Nëse nuk i keni dhënë skuadrës tuaj fleksibilitetin për të punuar në distancë, bëjeni tani. Do të jetë shumë më e lehtë të përpunoni sistemet dhe proceset që ju nevojiten në punë nëse lehtësoni të punuarit në distancë.

Lexo këtu: Apple ndikohet nga virusi Corona, përgatisni biznesin tuaj

Është e vështirë të dini me saktësi pikat e dobëta, derisa të kuptoni se takimet tuaja të planifikuara nuk do ndodhin më fizikisht dhe do të hasni vështirësi për të mbledhur të gjithë stafin bashkë.

Filloni të praktikoheni tani duke lënë stafin të punojë nga shtëpia sipas orarit dhe ngarkesës që do kishin në zyrë. Kjo do t’ju japë mundësinë të shikoni gjërat që duhet të përmirësoni para se të arrini në pikën kur të gjithë duhet të punojnë nga shtëpia për një periudhë kohe.

Bini dakord me objektivat

Një ndryshim që përfshin dërgimin e të gjithë stafit tuaj në shtëpi, padyshim që do të jetë përçarës. Ju mund t’a minimizoni këtë përçarje duke vendosur objektiva të qarta për punët që duhen bërë, në mënyrë që të ecni para. Është e rëndësishme të kuptoni se objektivat e reja mund të jenë ndryshe nga ato që kishit vendosur kur stafi juaj ishte së bashku në zyrë. Fokusohuni tek përparësitë që do të fuqizojnë skuadrën tuaj të jetë produktive në çdo mjedis.

Ofrojini stafit mjetet e duhura

Një nga përfitimet e teknologjisë është se i mundëson skuadrës tuaj të qëndrojë në kontakt edhe kur ata nuk janë në të njëjtën vendndodhje fizike. Kjo është shumë e rëndësishme kur vjen puna tek bashkëpunimi dhe komunikimi në skuadër. Mjete si Zoom and Slack nuk zëvendësojnë komunikimin ballë për ballë, por mund mund t’ju ndihmojnë të zhvilloni një strukturë për të qëndruar të angazhuar edhe kur punoni nga shtëpia.

Ju duhet të mendoni edhe për mjetet dhe pajisjet që do t’i nevojiten skuadrës tuaj. A do t’i pajisni ata me një laptop ose smartphone apo ata duhet të përdorin pajisjet e tyre? Cilado qoftë përgjigjja, ju duhet të siguroheni që skuadra juaj të ketë çdo gjë që i nevojitet për të vazhduar punën.

Besoni tek stafi juaj

Sidoqoftë, ju duhet të reflektoni besim tek skuadra juaj. Puna në distancë ju detyron të lëshoni pe përsa i përket kontrollit ndaj punonjësve, duke qenë se nuk do t’i keni para syve të gjithë kohën.

Kjo është një gjë e mirë. Nëse jeni në ankth përsa i përket idesë se skuadra juaj do punojë larg syve tuaj, merrni frymë thellë. Çdo gjë do të shkojë mirë. Ju e punësuat këtë staf për një arsye, tani është koha t’i nxisni ata të kenë sukses.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0