Si të krijoni një biznes ndërkohë që punoni me orar të plotë? - Business Magazine Albania

Si të krijoni një biznes ndërkohë që punoni me orar të plotë?


Je i lodhur…

Shkon në punë çdo ditë vetëm për të parë orën…

Alarmi i dembelit = Kurrë nuk kalon ora më shpejt!

Ju pëlqen puna juaj. Me siguri nuk e adhuroni atë, por ju pëlqen. Në fund të fundit, ju ndihmon të paguani qeranë dhe të ushqeheni.

Megjithatë është rraskapitëse. Ka diçka që mungon, e cila e bën të vështirë të përshtateni me durim çdo ditë. Pra cila është zgjidhja?

Mundohuni më shumë në diçka që ju pëlqen.

Po, ju e lexuat qartë. Përgjigjja është të punoni më shumë, por është ndryshe. Punoni në diçka për të cilën keni pasion. Ju po jepni kotributin tuaj në një shoqëri që ndan të njëjtat interesa me ju.

Është shumë punë, por do të ndiheni të plotesuar. Pra, si mund të filloni të merreni me diçka që ju pëlqen më shumë pa hequr dore nga puna juaj e përditshme?

1. Gjeni pasionin tuaj.

Quhet punë e vështirë për një arsye. Për të arritur diçka do t’ju duhet të mundoheni më shumë, t’a shtyni veten dhe të punoni më shumë për të përmbushur qëllimet tuaja. Kjo ka sens vetëm në qoftë se ajo që do të bëni është diçka të cilën ju e adhuroni.

Gjeni pikërisht atë gjë për të cilën ju keni pasion. Mund të jetë një punë në lidhje me artin, me tipin e personalitetit ose një pozicion tjetër i përshtatshëm me të cilin ju e dini që do të keni fitime. Pasi t’a keni gjetur atë pasion, kthejeni atë në një biznes që do t’ju sjellë të ardhura.

E vërteta mund të jetë që puna juaj e përditshme nuk i plotëson pasionet tuaja. Kjo është shumë e rëndësishme në ditët e sotme, pasi të dhënat nga MOO tregojnë se kënaqësia që sjell karriera ndikon në lumturinë personale. Po, një punë e dytë të cilën ju e adhuroni mund t’ju sjellë lumturinë e vërtetë.

Ju pëlqen të ndihmoni njerëz? Filloni një shërbim konsulencash ku t’u jepni njerëzve këshilla për jetën.

Keni pasion gatimin? Hapni një blog për ushqimin dhe shkruani receta të cilat mund t’i shisni. Ju pëlqen fotografia ose dizajni? E dini se çfarë të bëni.

Kërkoni diçka për të cilën jeni të apasionuar dhe që nuk e gjeni dot në punën tuaj të përditshme.

2. Bëni kërkimet tuaja.

Ju e keni përkufizuar pasionin tuaj dhe e dini se cilin lloj produkti ose shërbimi doni të ofroni. Tani është koha të bëni kërkimet tuaja.

Nëse ka diçka për të cilën ju keni pasion, atëherë ka mundësi që ju të keni pak informacion rreth asaj gjëje.

Për më tepër akoma, ka mundësi që edhe njerëzit e tjerë të jenë pasionantë rreth po të njëjtës gjë. Kjo do të thotë që ka një rrugë për të bërë para.

Bëni kërkimet tuaja rreth pozicionit që keni zgjedhur dhe shikoni sa do t’a bëjnë njerëzit e tjerë atë të funksionojë. Kërkoni nesë ka një ide unike që mund të përdorni, e cila do të përshtatet në të njëjtën formulë që njerëzit përreth po përdorin.

Ky kërkim mund të bëhet në mëngjes para pune, gjatë pushimeve ose pas pune. Ju do të keni kohë mjaftueshëm çdo ditë të rrini në kompjuterin tuaj dhe të mësoni më shumë rreth tregut të profesionit që keni zgjedhur.

3. Vini një rikujtues të pasionit tuaj

Duhet të keni një rikujtues të pasionit tuaj ku ju do të rigjeni arsyen pse e filluat këtë punë të dytë. Ne fakt, shkruajeni këtë arsye në një copë letër dhe vëreni në mur ose në pasqyrën e tualetit në mënyrë që të gjeni forcë të vazhdoni dhe të kujtoni pse ju vendosët të fillonit këtë biznes të dytë.

4. Mbani një axhendë

Bota e një pune të dytë në të cilën jeni duke u futur mund të jetë stresuese dhe e paorganizuar, por vetëm në qoftë se dhe ju jeni po ashtu.

Sigurohuni që të keni një axhendë dhe përmbajuni asaj.

Qartësojani vetes qëllimet tuaja çdo ditë. Të pasurit qëllime ju bën më të lumtur dhe ju motivon që të punoni më shumë. Bëni një listë me detyrat ditore, planifikues ose një kalendar tavoline dhe shkruani në të që në mëngjes çdo punë që keni. Kjo do t’ju ndihmojë të organizoni dhe të ndani punët e biznesit të dytë nga ato të punës ditore.

Kur të filloni punën e dytë do të kuptoni që kërkon më shumë punë nga çfarë ju e imagjinuat në fillim.

Ndiqni hap pas hapi çdo lëvizje në mënyrë që të mos mbingarkoheni shumë.

5. Njihuni me sipërmarrës të tjerë.

Të kesh lidhje është shumë e rëndësishme për çdo biznes. Do të doni të njihni njerëz të së njëjtës fushë në mënyrë që të mësoni nga eksperiencat e tyre dhe t’u lini atyre një përshtypje aq të mirë, saqë ata t’ju rekomandojnë tek klientët e tyre.

Sa më shumë lidhje të krijoni, aq më mirë biznesi juaj i dytë do të shkojë. Përveç avantazhit të biznesit, është shumë iluminuese të takoni njerëz të cilët ndajnë të njëjtin pasion si ju rreth diçkaje. Do të gjeni motivim dhe shtysë për të punuar më shume kur puna me kohë të plotë që keni do t’ju ketë rraskapitur.

Interneti e ka bërë shumë të lehtë t’i gjeni këta njerëz që të komunikoni me ta në çdo kohë. Është shumë e mundur të punoni rreth axhendës tuaj të punës dhe të dërgoni e-maile ose të komunikoni në Skype me dikë më vonë gjatë ditës.

Do të bëheni pjesë e një komuniteti me njerëz që ndajnë të njëjtin pasion me ju, dhe kjo do t’ju çojë akoma më lart.

6. Jini të hapur në punë

Në fillim mund të jetë e vështirë t’ju thoni kolegëve tuaj dhe menaxherëve për biznesin tuaj të dytë. Ju mund të mendoni se ata nuk do t’a vlersojnë faktin që ju po i harxhoni energjitë tuaja diku tjetër.

Jini të sinqertë për biznesin tuaj të dytë. Duke mos u treguar të tjerëve do t’u përcjellë idenë se ju po mbani diçka të fshehtë. Kjo mund të jetë akoma më keq përsa i përket menaxherëve, pasi ata mund të mendojnë se ju po planifikoni të lini vendin e punës.Sigurojini ata se kjo që po bëni është thjesht një biznes i dytë në kohën tuaj të lirë në mënyrë që ata t’a dinë se ju akoma po punoni shumë për punën ditore që keni.

Kolegët tuaj do t’a vlerësojnë biznesin tuaj të dytë dhe mund të jenë të interesuar për të filluar një vetë.

Në fund të fundit, 6 milionë Amerikanë kanë një punë të dytë për të ndjekur pasionin e tyre. Si përfundim, ju mund të keni disa klientë të rinj.

7. Sakrifiko

Ështe e mundur të keni një punë të dytë pa hequr dorë nga puna që keni. E vetmja gjë që kërkohet nga ju është të punoni shumë dhe me sakrifica.

Armiku juaj i vetëm është koha. Puna juaj e përditshme kërkon 8 orë po aq sa orari i gjumit. Kjo ju lë me vetëm 8 orë të tjera. Si do t’i kaloni?

Shumica e asaj kohe do t’i përkushtohet punës tuaj të dytë. Kjo do të thotë që s’do të ketë më televizor, Netflix ose orë të shpenzuara në rrjete sociale. Kjo punë e dytë do të jetë fëmija juaj dhe ju duhet të kujdeseni për të në mënyrë që të rritet mirë.

Zgjidhni cilat sakrifica jeni gati të bëni dhe jepuni rëndësi. E vetmja gjë qe ka rëndësi është si e shpenzoni kohën.

8. Punëso një asistent virtual

Koha është para kështu që pse t’a harxhoni duke kontrolluar e-maile dhe duke bërë telefonata?

Punëso një asistent virtual të merret me punë që do të harxhonin kohën tuaj dhe do të privonin për përmbushjen e detyrave. Kjo do t’ju lejojë që të përqëndroheni në aspektet kuptimplota të kompanisë tuaj që çojne në rritje dhe stabilitet.

Një tjetër e mirë e të pasurit një asistent virtual është që ju do të keni dikë që të punojë në krahun tuaj kur ju të jeni në punën tuaj të përditshme. Kjo do të thotë që ka progres dhe klientët do të ndihmojnë edhe në qoftë se ju do të jeni duke bërë një punë tjetër.

9. Fokusohuni në produktivitet

Tani që ju keni filluar një punë të dytë , produktiviteti është më i rëndësishëm se kurrë. Do t’ju duhet të mësoni si të jeni më produktivë dhe kur mund të arrini më shumë.

Punon më mirë në mëngjes apo në darkë? (Disa, duke më përfshirë dhe mua, sugjerojnë të shpenzohet një orë që në mëngjes për punën tuaj të dytë)

A meditoni?

A jeni më produktivë mbas jogës?

Po kur flini një orë më shumë gjumë?

Tani është koha më e mirë për t’i bërë vetes këto pyetje dhe të krijoni një rutinë ditore që rrit produktivitetin tuaj. Vendosni në kokë që të jeni sa më produktivë të jetë e mundur dhe puna juaj e dytë nuk do të jetë dhe aq e lodhshme. Madje ju do të keni dhe pak kohë për të parë televizor kur të mbaroni.

/PunchedClocks.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0