Ndonëse një mori karakteristikash mund të jenë negative për krijimin e një ekipi të fortë, me shumë siguri asgjë nuk mund t’ia kalojë narcizmit, për faktin e thjeshtë se të pasurit një pikëpamje egocentrike është një mënyrë mospërfillëse e nevojave të të tjerëve. Idealja do të ishte të spikatësh narcizëm, jo pasi dikush është aktualisht duke punuar për ju, por gjatë procesit të punëmarrjes përpara se të krijohet një përçarje. Për këtë qëllim, bazuar në dy eksperiencat e mia dhe tiparet kryesore të narcizmit janë pesë cilësi për të vëzhguar në një kandidat gjatë një interviste pune.
Vetëlavdërimi është ekstremisht I pasaktë
Kandidatët e fortë i shfaqin arritjet me fakte dhe I numërojnë rezultatet e tyre. Kjo është një mënyrë transparente dhe e ndershme që meritat e tyre janë të verifikueshme dhe lehtësisht të krahasueshme.
Ndërkohë, kandidatët narcistë besojnë se janë dukshëm më të kualifikuar se pjesa tjetër dhe nuk e ndjejnë nevojën për krahasime përfundimtare. Në vend që të japin fakte konkrete, ata përdorin përgjithësime, si psh: “Fushata ime ishte një ndër më efektivet që kompania ka patur ndonjëherë” ose “Kjo ishte një punë që askush nuk mund ta bënte”. Këto deklarata janë subjektive dhe bazohen në një opinion narcist të vetvetes.
Ata janë të lëkundur për planet e së ardhmes
Strategjia e një intrviste të zakonshme ka për qëllim që liderat të pyesin kandidatët se si ata mund të përballojnë situata hipotetike. Të intervistuarit e mirëfilltë janë të gatshëm të gjejnë një zgjidhje dhe të shpjëgojnë logjikën e tyre. Ata I bëjnë zgjedhjet të udhëzuara nga moralet, të cilat i detyrojnë ata të konsiderojnë nevojat dhe dëshirat e të tjerëve.
Por, narcistët duan të besojnë se ata mund të përshtaten kudo dhe janë të udhëzuar nga besimi se mund të bëjnë cdo gjë që i kënaq ata në moment edhe nëse të tjerët vuajnë. Pra, ata mund të shfaqin pasiguri në një alternativë të pohuar dhe menjëherë përqendrohen diku tjetër, psh: “Por, e di, ndoshta… duhet thjeshtë të presim dhe të shikojmë situatën”. Më pas, ju nuk ju mbetet një gjykim I qartë se ku kandidatët mbështeten ose si mund të procedojnë ata.
Ti nuk qendron në qendër të vëmendjes
Kandidatët e mirë e përqendrojnë të gjithë fokusin e tyre te ti (psh: shkëmbejnë shikime, pyesin). Ata kuptojnë se kanë vetëm një mundësi për të lënë përshtypje dhe gjithashtu është përgjegjësia e tyre të mësojnë rreth teje.
Nga ana tjetër, nëse po merresh me një narcist, kandidati supozon se ka të drejtë dhe nuk mund të refuzohet nga ajo cfarë është përballë tyre (puna). Në pikëpamjen e tyre, të tjerët janë të gatshëm për t’u shfrytëzuar derisa ata ta shohin të arsyeshme. Për rrjedhojë, ata mund të të shtyjnë lehtësisht në një qoshe për tekat e tyre të momentit (psh: vështrojnë telefonin e tyre) dhe kurdo që ata munden, mund ta drejtojnë bisedën nga vetja e tyre, në vend qe të dialogojnë.
Qëllimet e tyre janë të cuditshme
Është një shenjë shumë e mirë kur një kandidat kërkon shumë për veten e tij. Ndërsa, narcistët nuk janë specifikë në mënyrën se si ata do t’i arrijnë qëllimet e tyre të larta. Në vend që të paraqesin një plan me hapa të qartë ku të adresojnë vështirësitë potenciale, ata mbrojnë atë çka duan ose duan të bëjnë, bazuar në besimet e tyre dhe janë të sigurt në përfundimin që duan.
Nëse i shtyn të jenë të qartë se si do të ecin përpara, ata mund të të japin një përgjigje jo përfundimtare, si psh: “Unë do të vij dhe do të jap 110 % çdo ditë”. Ata mund të paraqesin një kohëzgjatje që nga eksperienca dhe standartet e zakonshme, nuk është e arsyeshme.
Të tjerët janë shënjestra, jo mësime
Kandidatët e zgjuar mund të shprehin respektivisht gjykime negative për individë ose grupime të tjera. Ato kanë një arsyetim të balancuar për konkluzionet e tyre, shpërndajnë njohuritë e tyre dhe e shprehin atë që do të bënin për zgjidhjen e një problemi.
Narcistët nuk shqetësohen për formimin e tyre dhe të qenët të respektueshëm, sepse ata e shohin veten sipër të tjerëve. Ata ndërkohë, thjesht duan te japin përshtypjen se janë më të mirët, më të zgjuarit dhe me më shumë eksperiencë. Pra, ata janë të gatshëm të nënvlerësojnë persona të tjerë, duke gjykuar, duke tërhequr veten e tyre nga përgjegjësitë që të duken kompetentë dhe të kualifikuar.
Narcistët nuk e kanë problem të hyjnë në një intervistë me vetbesim të jashtëzakonshëm. Edhe pse ata mund të paraqesin mirë argumentat e tyre, mund të jenë të respektueshëm dhe me këmbë në tokë, gjithsesi, mund të bësh një dallim se cilët individë janë të gatshëm të jenë pjesë e një ekipi dhe atyre që shohin vetëm veten e tyre. Asnjëherë mos u mjafto me më pak se të qenët i pari.
Deta Mazari
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.